Kryefaqja / LAJME / Serbia po planifikon të shkaktoj katastrofë humanitare në Veri: Ky është plani

Serbia po planifikon të shkaktoj katastrofë humanitare në Veri: Ky është plani

Serbia ka filluar me një plan tjetër të bëjë destabilizimin e situatës në Veri të Kosovës, ajo tani ka nisur një inskenim të katastrofës humanitare në katër komunat e veriut.


Ky inskenim nga shteti i Serbisë në Veri vjen pas vendosjes së taksës dhe me pretekstin se në Veri të Mitrovicës nuk po kanë furnizim me ushqim dhe janë harxhuar gati se të gjitha produktet.

Më shumë se 400  biznese private që operojnë në Veri të Kosovës, po planifikojnë të mbyllin këto biznese private që kanë në atë pjesë pasi nuk po kanë furnizim me ushqim dhe lokalet e tyre kanë mbetur të boshatisura me produkte. 

Po ashtu një tjetër ankesë që vjen nga serbët në Veri është se Administrata Tatimore ka filluar një kontrollim të rreptë ndaj bizneseve të serbëve, shkruan Gazeta Metro.

Këtë plan madje e ka përmendur edhe vet kryeministri Ramush Haradinaj, ku ka thënë se Beogradi po zbaton një plan për të shkaktuar katastrofë humanitare në Veri.

Radosh Petrovic, kryetari i Shoqatës së Ndërmarrëseve në Veri të Kosovës, ka kërkuar ndihmë nga Serbia dhe Bashkësitë Ndërkombëtare për furnizimin me ushqim, madje ai ka thënë se kanë mbetur edhe pa furnizim të miellit.

“Në spital, në Qendrën e Studentëve dhe në kopshtin e fëmijëve, nuk ka tani më ushqim”, tha Petrovic për Politika, shkruan Gazeta Metro.

Petrovic madje ka thënë se nëse Serbia dhe ndërkombëtarët nuk ndërhynë ata do të marrin masa të reja ndaj kësaj çështje që shihet si krizë nga ai. 

Ky plan i Serbisë për të shkaktuar një katastrofë humanitare në Veri është vërejtur edhe nga organet më të larta të shtetit ku tani veç se kanë filluar të ndërmarrin me këtë rast.

Kujtojmë se që nga vendosja e taksës 100 % ndaj produkteve serbe, serbët në Kosovë janë ankuar dhe kanë parë si shqetësim furnizimin me produkte. 

Loading...
Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Aktakuzë ndaj Xhavit Halitit dhe Gani Dreshajt për sulm dhe kanosje ndaj Arben Gashit

Si pasojë e një kontakti fizik që kishte ndodhur më 18 maj 2018 në Kuvendin …

Leave a Reply