Kryefaqja / LAJME / Rikthimi i Majlindës si e artë: Lufta, sakrifica dhe mundi për t’u shpallur si më e mira e xhudos në botë

Rikthimi i Majlindës si e artë: Lufta, sakrifica dhe mundi për t’u shpallur si më e mira e xhudos në botë

Majlinda Kemendi ka dhënë një intervistë për “Euro Olympic”, pas medaljes së artë të fituar në Lojërat e dytë Evropiane që po mbahen në Minks të Bjellorusisë.

Numri një i Xhudos në botë, ka treguar për periudhën e vështirë që kishte pasur rreth lëndimit që kishte pësuar në shpinë dhe në gju, derisa ka thënë se ishte e uritur për medalje dhe të tregonte është rikthyer.

Xhudistja jonë të shtunën e fundjavës së kaluar triumfoi në Bjellorusi, duke rrëmbyer kështu medaljen e artë në kategorinë e nën 52 kilogramëve.

Kelmendi ishte e pamposhtur në botën e xhudos, derisa u detyrua të largohej për shkak të lëndimit që kishte pësuar pas suksesit historik në Lojërat Olimpike në Rio gjatë viti 2016, ndërsa u bë sportistja e parë nga Kosova që e fiton medaljen e artë.

Pasi nuk ka luftuar në një kampionat që nga viti 2017, ajo ishte e uritur që të fitonte në Minsk këtë vit dhe vendosmëria e saj definitivisht u pagua.

“Ishte një ditë e gjatë dhe e vështirë, por desha vetëm të fitoj dhe të tregoja se jam kthyer”, ka deklaruar Kelmendi, i cili u kurorëzua kampione e Lojërave Evropiane me një fitore ndaj ish-medalistes së bronztë të Baku 2015, Natalia Kuziutina të Rusisë më 22 qershor në Chizhovka Arena.

Majlinda Kelmendi (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)E SPONSORUAR

Shkarkojeni aplikacionin e Telegrafit falas në iPhone apo Android

SHKARKO TANI

“Sinqerisht, nuk ishte aspak e lehtë, por në fund fitova medaljen e artë dhe kjo është medalja e parë për mua në Lojërat Evropiane”, ka thënë ajo.

Loading...
Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Aktakuzë ndaj Xhavit Halitit dhe Gani Dreshajt për sulm dhe kanosje ndaj Arben Gashit

Si pasojë e një kontakti fizik që kishte ndodhur më 18 maj 2018 në Kuvendin …

Leave a Reply