Kryefaqja / LAJME / Ky është plani konkret i katastrofës në veri, edhe kopshtet e fëmijëve do të lihen pa bukë

Ky është plani konkret i katastrofës në veri, edhe kopshtet e fëmijëve do të lihen pa bukë

Serbia ka filluar me një plan tjetër të bëjë destabilizimin e situatës në Veri të Kosovës, ajo tani ka nisur një inskenim të katastrofës humanitare në katër komunat e veriut

Ky inskenim nga shteti i Serbisë në Veri vjen pas vendosjes së taksës dhe me pretekstin se në Veri të Mitrovicës nuk po kanë furnizim me ushqim dhe janë harxhuar gati se të gjitha produktet.

Më shumë se 400 biznese private që operojnë në Veri të Kosovës, po planifikojnë të mbyllin këto biznese private që kanë në atë pjesë pasi nuk po kanë furnizim me ushqim dhe lokalet e tyre kanë mbetur të boshatisura me produkte.

Po ashtu një tjetër ankesë që vjen nga serbët në Veri është se Administrata Tatimore ka filluar një kontrollim të rreptë ndaj bizneseve të serbëve

Këtë plan madje e ka përmendur edhe vet kryeministri Ramush Haradinaj, ku ka thënë se Beogradi po zbaton një plan për të shkaktuar katastrofë humanitare në Veri.

Radosh Petrovic, kryetari i Shoqatës së Ndërmarrëseve në Veri të Kosovës, ka kërkuar ndihmë nga Serbia dhe Bashkësitë Ndërkombëtare për furnizimin me ushqim, madje ai ka thënë se kanë mbetur edhe pa furnizim të miellit.

“Në spital, në Qendrën e Studentëve dhe në kopshtin e fëmijëve, nuk ka tani më ushqim”, tha Petrovic për Politika

Petrovic madje ka thënë se nëse Serbia dhe ndërkombëtarët nuk ndërhynë ata do të marrin masa të reja ndaj kësaj çështje që shihet si krizë nga ai.

Ky plan i Serbisë për të shkaktuar një katastrofë humanitare në Veri është vërejtur edhe nga organet më të larta të shtetit ku tani veç se kanë filluar të ndërmarrin me këtë rast.

Kujtojmë se që nga vendosja e taksës 100 % ndaj produkteve serbe, serbët në Kosovë janë ankuar dhe kanë parë si shqetësim furnizimin me produkte.

Loading...
Loading...
Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Çitaku, Daçiqit: Unë jam krenare që jam shqiptare, por a jeni krenarë ju që bëtë krime?

Ambasadorja e Kosovës në Uashington Vlora Çitaku ka thënë se Policia e Kosovës ka vepruar …

Leave a Reply

Loading...