Kryefaqja / LAJME / Haradinaj reagon pas publikimit të përgjimeve ku përmendej plani për ndryshimin e kufijve

Haradinaj reagon pas publikimit të përgjimeve ku përmendej plani për ndryshimin e kufijve

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar pas publikimit të përgjimeve, ku dy komedianë rusë zhvilluan me të një bisedë telefonike duke u prezantuar si ish-presidenti i Ukrainës Poroshenko, derisa kryeministri maqedonas dëgjohet duke thënë se presidenti serb Aleksandar Vuçiq, Hashim Thaçi dhe kryeministri shqiptar, Edi Rama kanë rënë dakord për ndryshimin kufijve.

Haradinaj përmes Facebook-ut i është drejtuar qytetarëve, duke i siguruar ata se ndarja e Kosovës nuk do të ndodhë.

“Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës. Jemi bashkë dhe jemi të fortë! Askush nuk do të na ndajë.
Sovranitetin, integritetin dhe paprekshmërinë e Kosovës, do ta mbrojmë me çdo çmim”, ka shkruar Haradinaj.

Të martën në një konferencë për shtyp, Zoran Zaev ka pranuar se është mashtruar.

Loading...
Loading...
Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Vetëvendosje zyrtarisht propozon Albin Kurtin mandatar për Kryeministër

Lëvizja Vetëvendosje tashmë zyrtarisht ka propozuar Albin Kurtin si mandatar për kryeministër. Në dokumentin që …

Leave a Reply

Loading...