Kryefaqja / LAJME / Shokohet Gjermania, kancelares Merkel i ndodhi më e keqja gjatë takimit me kryeministrin finlandez (Video)

Shokohet Gjermania, kancelares Merkel i ndodhi më e keqja gjatë takimit me kryeministrin finlandez (Video)

Kancelarja gjermane Angela Merkel është parë të dridhet për herë të tretë brenda këtij muaji. Trupi i saj po lëkundej gjatë një takimi me kryeministrin finlandez Anthony Rine

Skena të dridhjes kancelarja 65-vjeçare…

përjetoi edhe në takimin e 27 qershorit kur ajo u takua me Presidentin gjerman Frank-Walter Steinmeier në një ceremoni për të emëruar një ministër të ri të Drejtësisë.

Pothuajse e njëjta skenë u zhvillua ndërsa Merkel e mirëpriti presidentin e Ukrainës Volodimir Zelensky dhjetë ditë më parë. Merkel qëndroi pranë Zelensky në diell, ndërsa grupi ushtarak intonoi himnet e Gjermanisë dhe Ukrainës kur ajo filloi të dridhej.

Merkel ka qenë në krye të Gjermanisë për 14 vjet. Ajo njoftoi vitin e kaluar se ajo do të japë dorëheqjen si kancelare kur mandati i saj aktual të përfundojë në vitin 2021.

Loading...
Loading...
Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Vetëvendosje zyrtarisht propozon Albin Kurtin mandatar për Kryeministër

Lëvizja Vetëvendosje tashmë zyrtarisht ka propozuar Albin Kurtin si mandatar për kryeministër. Në dokumentin që …

Leave a Reply

Loading...