Kryefaqja / LAJME / Projektligji për median online/ Soreca: Po përgatisim komentet tona për qeverinë

Projektligji për median online/ Soreca: Po përgatisim komentet tona për qeverinë

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca, gjatë një prononcimi për Radio Televizionin Shqiptar ka njoftuar se Delegacioni i BE-së në Tiranë dhe Komisioni Evropian, kanë shqyrtuar projektligjin për median online,ndryshe paketa anti-shpifje dhe tani janë duke përgatitur komentet për qeverinë.

 “Ne e dimë që Këshilli i Ministrave ka miratuar një projektligj të medias. Si delegacioni i BE-së ashtu edhe Komisioni Europian kanë përgatitur opinionin e tyre në lidhje me këtë dhe kjo ka ndodhur në fakt në pranverën e këtij viti.”- tha Soreca.Ambasadori u ndal te rëndësia e këtij projektligji.

“Ky është një projektligj shumë i rëndësishëm, ne po përgatisim komentet tona, të cilat do t’ia dorëzojmë qeverisë dhe jemi të sigurt që qeveria më pas do t’i marrë ato në shqyrtim me vëmendjen dhe kujdesin që ato meritojnë” nënvizoi Soreca.

Projektligji për median online pritet të kalojë në kuvend në muajin shtator.

Loading...
Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Edhe historiani Frashër Demaj bëhet deputet

Historiani Frashër Demaj ka siguruar ulësen në Kuvendin e Kosovës. Këtë e konfirmuar përmes një …

Leave a Reply