Kryefaqja / LAJME / “Ndarja e Kosovës ide serbe e përqafuar nga Rusia e Turqia, Thaçi ra në ndikimin e Erdoganit”

“Ndarja e Kosovës ide serbe e përqafuar nga Rusia e Turqia, Thaçi ra në ndikimin e Erdoganit”

Së fundmi u publikua lajmi në media, ku Zoran Zaev ka zbuluar planin për ndarjen e Kosovës nga Thaçi, Rama, Vuçiq, Erdogan dhe Putin.

Ai kishte rënë pre e dy komedianëve rusë, të cilët e bënë të mendonin se po fliste me Pronoshenkon.

Lidhur me këtë, njohësi i çështjeve politike në vend, Fadil Lepaja, ka thënë për gazetën “Bota sot” se kjo është ide serbe, e përqafuar nga Rusia dhe Turqia, e që presidenti Thaçi është përfshirë në këtë ide nën ndikimin e Erdogan.

“Kjo është një ide serbe, e cila është përqafuar nga Rusia dhe Turqia, që të dyja për shkak të interesave të tyre. Presidenti Thaçi mendoj se është përfshirë në këtë ide, nën ndikimin e presidentit Erdogan, marrëdhëniet e afërta, politike, në mes tyre tashmë janë të njohura”, është shprehur ai.

Ai thotë se lobimi është i katërshes së përmendur nga Zaev është i drejtuar nga administrata e Trump.

“Lobimi i përbashkët i katërshes së përmendur nga Zaev, ka qenë i drejtuar sidomos nga administrata e Trump e cila asnjëherë nuk është deklaruar kundër, por as me ndonjë sforcim që të përkrahë atë”, ka deklaruar Fadil Lepaja.

Loading...
Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Aktakuzë ndaj Xhavit Halitit dhe Gani Dreshajt për sulm dhe kanosje ndaj Arben Gashit

Si pasojë e një kontakti fizik që kishte ndodhur më 18 maj 2018 në Kuvendin …

Leave a Reply