Kryefaqja / LAJME / Avokati i Krasniqit thotë se “spektakli me patentë shoferë” u bë për pozitën e lakmueshme të saj

Avokati i Krasniqit thotë se “spektakli me patentë shoferë” u bë për pozitën e lakmueshme të saj

Të dyshuarit për keqpërdorime me patentë shoferë nuk po e konsiderojnë të drejtë vendimin e gjykatës për masën e arrestit shtëpiak.

Avokati Ahmet Tahiri ka bërë ankesë në Gjykatën e Apelit për kundërshtim të masës ndaj klientes së tij, drejtoreshës në Departamentin për Patentë shoferë në Ministrinë e Infrastrukturës, Filiz Krasniqi.

Tahiri, në një përgjigje për KTV-në, ka thënë se kjo ankesë është bërë për shkak se konsiderojnë që është një vendim i padrejtë.

“I gjithë ky spektakël medial është bërë për shkak të pozitës së lakmueshme të së mbrojturës time në këtë institucion”, ka thënë ai.

23 persona, në mesin e tyre 16 zyrtarë në Ministrinë e Infrastrukturës, u arrestuan javën e kaluar nën dyshimin për “Keqpërdorim të detyrës zyrtare” dhe “Marrje ryshfeti”.

Gjykata Themelore në Prishtinë nuk e aprovoi kërkesën e Prokurorisë për shqiptimin e masës së paraburgimit për të dyshuarit.

Loading...
Loading...
Loading...

Shiko poashtu

“Grenell s’pranon negociata, me çdo kusht do njohjen e Kosovës nga Serbia”

Richard Grenell, i dërguar special i presidentit të SHBA-ve, Donald Trump për dialogun, nuk pranon …

Leave a Reply