Kryefaqja / LAJME / SPORT / Akil Gjakova shpallet si garuesi më i mirë i ditës nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos

Akil Gjakova shpallet si garuesi më i mirë i ditës nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos

Xhudisti i Kosovës, Akil Gjakova, ka arritur që të marrë edhe çmimin ‘Garuesi më i mirë i ditës’ nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos.

Akil Gjakova tregoi një formë të lartë sot gjatë gjithë ditës dhe me plotë meritë e mori medaljen e artë në ‘Grand Prix’ të mbajtur në Budapest të Hungarisë.

Xhudisti nga Peja arriti që në gjysmëfinale ta mposht xhudistin nga Uzbekistani, Khikmatillokh Turaev, teksa në çerekfinale mundi me një ippon mjeshtëror, japonezin, Masashi Ebinuma, medalist i bronztë në Lojërat Olimpike ‘Rio 2016’.

Kurse, në finale ai arriti fitore me ippon ndaj xhudistit nga Rusia, Georgii Elbakiev, dhe kështu të marrë medaljen e artë në kategorinë -73 kilogramë. Gjithashtu, medalja e artë ia solli atij edhe 700 pikë Olimpike për Tokio 2020.

Kështu, Akil Gjakova në fund u shpall edhe si garuesi më i mirë i ditës, vlerësim ky i marrur nga IJF – Federata Ndërkombëtare e Xhudos.

Loading...
Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Kosova në epërsi ndaj Malit të Zi

Amir Rrahmani ka realizuar gol për të kaluar Kosovën në epërsi në përballjen me Malin …

Leave a Reply