Kryefaqja / LAJME / Ish ambasadori i Shqipërisë në OKB: Rama është pjesë e projektit Thaçi-Vuçiq për ndarjen e Kosovës

Ish ambasadori i Shqipërisë në OKB: Rama është pjesë e projektit Thaçi-Vuçiq për ndarjen e Kosovës

Agim Nesho, ish-ambasador i Shqipërisë në OKB derisa ka komentuar deklaratat e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev për planin sekret të ndarjes së territoreve, ka thënë se në rast se një skenar i tillë do të ndodhte, ky skenar do të hapte ‘Kutinë e Pandorës’, e do të rriste ndikimin e Turqisë e Rusisë në rajon. Diplomati ka pranuar se prapa orkestrimit të kësaj ideje qëndron edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, transmeton Gazeta Express.

Në një intervistë për Gazetën “Telegraf”, ish-ambasadori shprehet se Rama është pjesë e projektit sekret të Rusisë dhe Turqisë për ndarjen e kufijve të Kosovës e Serbisë, e se këtë e bën për famë dhe për pushtetin e tij të gjatë.

Derisa ka folur për telefonatën që kryeministri Zoran Zaev pati me dy komikët rusë, ai ka shtuar se ky tregoi një shqetësim të Bashkimit Evropian dhe të vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor.

“Me të drejtë, kryeministri Zaev vuri në pah se ky skenar ishte i rëndësishëm për të krijuar një precedent të rrezikshëm në Ballkan që pasojat e tij do të ndiheshin në Bosnjë-Hercegovinë dhe Maqedoninë e Veriut. Fatmirësisht, ky plan famëkeq i prodhuar në Serbi dhe i përkrahur në Rusi, mori goditje vdekjeprurëse nga fuqitë e mëdha evropiane si Gjermania, Britania e Madhe dhe Franca, të cilat jo vetëm nuk e pranuan planin por nëpërmjet ‘Samitit të Berlinit’ u përpoqën të jepnin edhe një zgjidhje racionale në rikthimin e dialogut midis Serbisë dhe Kosovës”, tha diplomati Nesho.

Duke folur për presidentin e Kosoëvs, Hashim Thaçi, diplomati tha se ky plan që e quajti famëkeq është në dëm të interesave kombëtare. Të njëjtin ai e ka quajtur figurë të konsumuar që mendon se është pronar i Kosovës.

“Ky plan famëkeq në dëm të interesave kombëtare dhe rihapjen e një çështje të mbyllur tashmë si çështja e Republikës së Kosovës u përkrah edhe nga presidenti Thaçi, një figurë e konsumuar tashmë që mendon se është ‘pronar i Kosovës’ dhe mund të përfaqësojë sovranitetin e vendit. Veprimet e tij duken të sforcuara, të kontrolluara dhe në shërbim të interesave personale. Parlamenti i Kosovës me zgjuarsi e korrigjoi këtë situatë, e cila nga zelli i iniciatorëve të saj, duket akoma nuk ka përfunduar si proces”, ka shtuar ai.

Kjo rrjedhimisht, sipas tij do të krijonte një ndarje të re gjeopolitike ku influencat e Rusisë dhe Turqisë do të shtriheshin.

“Realizimi i këtij skenari do të hapte “Kutinë e Pandorës” në Ballkan dhe do të krijonte një ndarje të re gjeopolitike ku influencat e Rusisë, Turqisë etj., do të shtriheshin. Turqia ka kohë që ka shprehur hapur interesat e saj në Ballkanin Perëndimor sidomos në Bosnjë, Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut, por nuk ka guxuar dhe nuk ka kapacitete të ndërhyjnë në një projekt perëndimor, ku vetë popujt e këtyre vendeve kanë vendosur të ardhmen e tyre. Këto influenca deri tani ajo është përpjekur t’i zgjerojë me blerjen e elitave politike të korruptuara, të cilat shprehin simpati për regjimet autokratike e liberale. Nga ana tjetër Turqia duhet të jetë futur si garanci dhe kundërpeshë për Serbinë, e cila si në shumë raste ka manipuluar elitat shqiptare për lavdi dhe pushtet. Plani B që kemi dëgjuar në deklaratat e presidentit Thaçi nuk është vetëm bashkimi me Shqipërinë por edhe garancia e Turqisë në variantin e ‘Qipros Veriore’”, ka shtuar ai.

Por, pse sipas diplomatit nuk ka reaguar rreth deklaratave të Zaev, kancelarja gjermane Angela Merkel që i tha jo kësaj ideje.

“Për dy arsye: Së pari, kryeministri Rama është pjesë e projektit dhe së dyti, se ai institucion sot është kthyer në një zyre shërbimesh të kryeministrit të vendit.

Në fund, se a ka pasur informacione kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ai po thtoë se Rama është pjesë e projektit dhe këtë e ka pranuar publikisht.

“Kryeministri Rama është pjesë e projektit dhe këtë gjë ai e ka pranuar publikisht. Ai nuk është nacionalist dhe nuk ka qenë asnjëherë i tillë nga formimi dhe jeta e tij prej artisti. Ajo që e ka bashkuar në këtë projekt është vetëm fama dhe pushteti i gjatë. Këtë pjesë të karakterit të tij kanë eksploruar ideatorët e skenarit duke mundësuar fillimisht miqësinë e tij me Vuçiç. Kanë qenë këshilltarët ‘multi-funksionalë’ që e kanë futur në këtë skemë. Konsumimi nga pushteti si dhe dështimi i projektit të Rilindjes e kanë shtyrë atë drejt një projekti pa rrugëdalje. Projekti Vuçiç-Thaçi-Rama mbahet akoma në këmbë nga shpresa se mos administrata Amerikane mund ta marrë në konsideratë pas 2020. Këto janë grahmat e fundit të lobistëve, të cilët shikojnë paratë, jo pasojat e një projekti. Sado të jenë dëshirat për një zgjidhje të re ballkanike, një ‘grand bargain’ që të kënaqë të gjitha fuqitë rajonale (Rusinë, Turqinë, etj), logjika të çon që politika e jashtme Amerikane nuk mund të humbasë diçka që tani e ka fituar dhe i përket historisë. Ky ishte edhe mesazhi i qartë i Presidentit Klinton në 20-vjetorin e pavarësisë së Kosovës”, tha diplomati.

Loading...
Loading...
Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Kurti i reagon Vuçiqit: Gjenocidi, varret masive dhe masakrat janë e vërteta e Serbisë

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti përmes një postimi në Tëitter ka reaguar ndaj deklaratave …

Leave a Reply

Loading...