Kryefaqja / LAJME / Haradinaj: Taksa hiqet kur Serbia ta njohë Kosovën

Haradinaj: Taksa hiqet kur Serbia ta njohë Kosovën

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka përsëritur se taksa ndaj mallrave serbe dhe atyre boshnjake hiqet në ditën kur Serbia e njeh Kosovën si shtet.

Gjatë një vizite që i ka bërë komunës së Vushtrrisë Haradinaj ka përmendur edhe punën e vizave për të cilat tha se nuk është larg dita kur do të udhëtojnë në Evropa pa viza ndërkohë që ka thënë se kjo çështje nuk ka lidhje me taksën.

“Vizat nuk i kemi larg mi marrë. Jemi në punë, nuk është e lidhur me taksën. Kërkesa për pezullim të taksës ekziston. Më  shumë është si mënyrë për disiplinime. Kur të na njeh Serbia hiqet taksa”, tha  Haradinaj, raporton Rtk.

Haradinaj ka komentuar edhe vizitën e presidentit të Francës Emanuel  Macron  në Serbi, ku tha se raportet Kosovë-Francë janë po ato që kanë qenë, në nivel të mirë bashkëpunimi.

Gjatë vizitës në Vushtrri Ramush Haradinaj, ka zhvilluar një takim  me kryetarin e kësaj komune, Xhafer Tahiri.  Haradinaj e përgëzoi kryetarin e Vushtrrisë për punën që po bën  dhe i premtoi ndihmë nga Qeveria.

Loading...
Loading...
Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Kurti i reagon Vuçiqit: Gjenocidi, varret masive dhe masakrat janë e vërteta e Serbisë

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti përmes një postimi në Tëitter ka reaguar ndaj deklaratave …

Leave a Reply

Loading...