Kryefaqja / LAJME / BKH, nënë akuzë për korrupsion 1 ish Kr/ministër, 26 ministra, 76 deputetë…

BKH, nënë akuzë për korrupsion 1 ish Kr/ministër, 26 ministra, 76 deputetë…

KMA NEWS

Nga Geta Kaloçi Skënderi

Trend i ngjashëm në rajon, valë arrestimesh edhe në rradhët e politikës sonë!
Lajmet e fundit në Rumani njoftojn dorëheqjen e prokurorit të përgjithshëm Tiberiu Nitu pas akuzave për korrupsion nga Direktorati Kombëtar Antikorrupsion për përfitim abuziv të eskortës policore në një çështje kriminale kundër ish ministrit të Brendshëm. Gjithashtu në vendin fqinj Maqedoni, nuk mund të lëmë pa përmendur vizitën e prokurores speciale(DKA) të Rumanisë Laura Codruta Kovesi e cila është takuar me prokurorin publik të maqedonisë Marko Zvërlevski në lidhje me korrupsionin zyrtar dhe politik. Vizita bëhet brenda kornizave zyrtare të shkëmbimit të eksperiencave për çështje të cilat ngjajnë midis dy vendeve. Në Maqedoni kjo vizitë realizohet në një periudhë ku këmbanat bien për të dyshuar dhe për parregullsi zgjedhore në vitet 2011, 2012, 2013. Me hetimin e këtyre personave që ishin në pozita të larta në Qeverinë e Maqedonisë, mbi 80% të dëshmive që i kanë në dispozicion i kane provuar akuzat. Të gjitha janë bërë publike në prezenc të prokurores speciale Laura Kovesit dhe Xheims Bejlit ku ndër të tjera përmendin edhe modelin Shqiptar. Trend I ngjashëm në rajon për çështjet e drejtësisë po afrojnë të prekin edhe vendin tonë. Gjithçka është një përpjekje 3 vjeçare në prapaskenë nga grupe të posaçëm specialistësh dhe ekspertësh ndërkombëtar të cilët janë në b/punim dhe sinkron me ecurinë e vendeve të rajonit. Informacionet nga burime të sigurta bëjnë fjalë për akuza që do ngrihen për politikanë dhe zyrtarë të lartë edhe në vendin tonë. Sot nënvizojmë lajmin për dakortësinë midis palëve edhe për byronë kombëtare të hetimit e cila vjen si një hap që na çon më afër ditës që do vihet drejtësi në vend. Së shpejti do të ngrihen akuza për politikanë e zyrtarë të lartë. Shifrat zyrtare sipas burimeve kapin mbi 2600 persona (një ish/kryeminister, 21 ministra, 76 deputet, 97 kryetar komunash, 178 drejtora). Megjithatë shifrat janë të pakta në krahasim me shkallën e korrupsionit që ka përfshirë të gjitha hallkat e shoqërisë. Të gjithë bëjnë presione ndaj të gjithëve në mënyrë që mos të kalojë asnjë pjesë ose pikë e reformave, por të gjitha përpjekjet janë boshe dhe në hava sepse gjithçka është nën kontrollin e ekspertëve dhe specialistëve ndërkombëtar të cilët janë asnjanës dhe aspak të përfshirë në interesat dhe borxhet që kanë ndaj njëri tjetrit anëtarët e strukturave të sistemit të ekzekutivit dhe drejtësisi.

Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Vendi i rrallë kur ruhet shqipja e vjetër

Zbuloni gjuhën ilire… Arkeologët italianë e francezë tregojnë mbishkrimet, lidhjet me shqipen, fjalët e vjetra, …

Leave a Reply

Loading...