Kryefaqja / LAJME / ASIMILIMI PO VAZHDON JASHTË E BRENDA SHQIPËRISË

ASIMILIMI PO VAZHDON JASHTË E BRENDA SHQIPËRISË

Përpos pesë qind mijë shqiptarëve në Greqi, pesë qind mijë në Itali, pesë qind mijë në Zvicër e Gjermani , pesë qind mijë të shpërndarë në shtetet tjera nëpër Evropë, pa i llogaritur pesë milion në Turqi, e një milion në Sicili e Kalabri, asimilimi po vazhdon edhe Brenda trojeve etnike shqiptare, edhe në Shqipëri, në Maqedoni , në Mal të Zi, e në Serbi.
Popullata në hallin e mbijetesës, e pa shpresë, e pa perspektivë, pranon edhe brenda vendit favore që i afrohen nga struktura të caktuara, me porosi hegjemoniste , me pretendime për territore, e tjetërsim. Në anën tjetër, Klasa politike e pa aftë , e korruptuar dhe e shantazhuar, jetëgjatësinë politike e ndërton mbi bazën e vartësisë nga jashtë, duke ju krijuar kushte për shtirjen e ndikimit mbi politikën e mbi territorin. Bie fjala: As PBDNJ, as OMONIA, as Partia e Vorio Epirit “MEGA” dhe as Janullatos, nuk i kanë rrëmbyer e hapur me forcë, 4 bashki, 21 mijë poste zyrtare në shtet, 1 fakultet, 3 TV e 12 radio greke, 83 shkolla parauniversitare e kolegje private mixo-fetare, por i ka lejuar shteti shqiptar edhe në kundërshtim me Kushtetutën, por në bashkëveprim, siç PS-PD-LSI, i kanë dhënë zona të lira në bashkitë Finiq, Himarë, Dropull, Pustec, Korçë, Gjirokastër. PBDNJ, MEGA e OMONIA, kanë 18 deputetë në parlamentin Shqiptar, kanë 2 anëtarë në Komisionin e Sigurisë Kombëtare, kanë 3 parti e13 shoqata politike, që futen në zgjedhje në mënyrë anti-kushtetuese, të lejuara nga shteti shqiptar.
Grekët, kanë ngritur 213 lapidarë e 7 varreza ushtarësh grekë, madje edhe kreun e Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, e akoma më rëndë, kanë 3 këshilltarë të kryeministrit, kanë Shefin e SHISH, Helidon Bendo, një ish-emigrant me emrin “Johan” e me shtetësi greke.

Shkruan: Muhamet Aliu

Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Vendi i rrallë kur ruhet shqipja e vjetër

Zbuloni gjuhën ilire… Arkeologët italianë e francezë tregojnë mbishkrimet, lidhjet me shqipen, fjalët e vjetra, …

Leave a Reply

Loading...