Kryefaqja / LAJME / SPORT / Milot Rashica shpallet ‘Lojtari i sezonit 2018/19’ te Werder Bremeni

Milot Rashica shpallet ‘Lojtari i sezonit 2018/19’ te Werder Bremeni

Ylli i Përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica, është shpallur lojtari më i mirë i sezonit të fundit(2018/19) te skuadra e Werder Bremenit.

Milot Rashica ka fituar çmimin ‘Lojtari i sezonit’ falë votave nga tifozët e klubit gjerman. Çmimi iu dorëzua sot(e shtunë) mes brohoritjeve nga mijëra tifozë të Werder Bremenit.

“Lojtari i juaj i Sezonit 2018/19. Urime, raketë!” – thuhet në njoftimin e klubit.

Kujtojmë se Milot Rashica në sezonin e fundit zhvilloi një sezon fantastik me Werder Bremenin, sidomos në gjysmën e dytë të sezonit.

Sulmuesi i Kosovës arriti që të shënoi 12 gola dhe dhuroi 6 asistime, duke u kthyer kështu në një nga lojtarët me të rëndësishëm dhe ndër më të dashurit nga tifozët e klubit gjerman.

Loading...
Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Kosova në epërsi ndaj Malit të Zi

Amir Rrahmani ka realizuar gol për të kaluar Kosovën në epërsi në përballjen me Malin …

Leave a Reply