Kryefaqja / LAJME / Në gjendje të mjerueshme kompleksi memorial i Azem e Shotë Galicës

Në gjendje të mjerueshme kompleksi memorial i Azem e Shotë Galicës

Për ata që dhanë gjithçka për lirinë e Kosovës, nuk po bëhet asgjë nga institucionet vendore. Së fundmi, varret e dy heronjve të kombit, Azem e Shotë Galicës, janë në gjendje të mjerueshme.

Banorët e fshatit Galicë të Drenicës, kanë akuzuar institucionet për moskujdesje ndaj këtij kompleksi të vogël përkujtimor kur prehen eshtrat e Azem Galicës. Varret janë dëmtuar, ndërkaq banorët hedhin dyshime se dikush e lëvizi edhe pllakën e varrit të Shotës, me një qëllim të keq, transmeton rtk.

Banorët e Galicës këtë veprim e quajnë vandalizëm, për të cilin thonë se është bërë nga njerëz me qëllime të caktuara.

“Kjo ka lëvizë, kjo ka qenë e drejtë dhe për disa centimetra ka lëvizë. Dhashtë Zoti tash e këndej që edhe vet organet me u marrë me këtë rast, me ditë kush e ka bërë këtë që e ka shkatërru këtë. Nuk po e di qëllimin”, ka theksuar Hajzer Haliti, banor i fshatit Galicë.

Banorët akuzojnë edhe punëkryerësin, për të cilat punime thonë se ishin tejet të dobëta.

Kompleksi memorial i heronjve Azem dhe Shote Galicës, i ndërtuar katër vite më parë, është mbetur në mëshirën e fatit për nga përkujdesja, pasi askush nuk e mirëmban atë. Gjendje e njëjtë është edhe me varret e familjarëve të tjerë të familjes Galica.

Kompleksi memorial i heronjve Azem dhe Shote Galicës është nën menaxhimin e Ministrisë së Kulturës.

Loading...
Loading...
Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Çitaku, Daçiqit: Unë jam krenare që jam shqiptare, por a jeni krenarë ju që bëtë krime?

Ambasadorja e Kosovës në Uashington Vlora Çitaku ka thënë se Policia e Kosovës ka vepruar …

Leave a Reply

Loading...