Kryefaqja / LAJME / Ekskluzive: Më 6 tetor mbahen zgjedhjet, sa ditë do të zgjatë fushata

Ekskluzive: Më 6 tetor mbahen zgjedhjet, sa ditë do të zgjatë fushata

Partitë politikë kosovarë edhe zyrtarisht janë pajtuar që data e zgjedhjeve të jetë e diela e 6 tetorit, shkruan Gazeta Metro.


Metro nga burimet e saj brenda partive mëson se data e zgjedhjeve do të jetë me 6 tetor, për këtë kanë rënë dakord partitë kryesore në vend.

Por, diçka e veçantë që është gjatë këtyrë zgjedhjeve dhe dallon prej të tjerave, është se fushata zgjedhore do të mbahet vetëm 10 ditë. 

Kjo fushatë e shkurtër nga partitë kosovare do të mbahet për shkak të mos vonesës së dialogut Kosovë-Serbi, pra arritjes së një arritjë së marrëveshjes përfundimtare mes dy vendeve. Kjo po ndodhë për shkak të vonesës që ka bërë Kosova duke bllokuar dialogun me Serbinë dhe marrëdhëniet që ka dëmtuar me SHBA’të dhe BE.

Deri tani partitë kryesore janë pajtuar dhe pritet vetëm që Presidenti Hashim Thaçi të bëjë edhe zyrtarisht publike datën. Kujtojmë se me 22 gusht do të shpërndahet Kuvendi i Kosovës pas kërkesave të koalicionit qeverisës dhe partive opozitare./gazetametro.net

Loading...
Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Nimanbegu: “Jam i befasuar në mënyrë të pakëndshme ndaj paralajmërimit të padisë”, Shqiptarët në Mal të Zi janë autokton

Nënkryetari i Parlamentit të Malit të Zi dhe propozuesi i ndryshimit të ligjit për simbolet …

Leave a Reply