Kryefaqja / LAJME / Përfundon mbledhja e LDK’së: Lutfi Haziri është kandidat favorit i partisë për Kryeministër

Përfundon mbledhja e LDK’së: Lutfi Haziri është kandidat favorit i partisë për Kryeministër

Para disa minutash ka përfunduar mbledhja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ndërsa mësohet se kandidat favorit i partisë për Kryeministër, është Lutfi Haziri, shkruan Gazeta Metro.


Ndonëse zyrtarët e partisë  nuk dhanë shumë detaje, burime të Gazetës Metro konfirmojnë se Haziri do të jetë kandidat i LDK’së për Kryeministër.

Pas përfundimit, delegatë të LDK’së u shprehen se u diskutua vetëm për pikat e rendit të ditës, konstituimi i këshillit të përgjithshëm dhe diskutim rreth zgjedhjeve të jashtëzakonshme, duke mos pranuar kështu ta bëjnë të ditur emrin e kandidatit. 

Kujtojmë se Kuvendi i Kosovës pritet që të shpërndahet në seancën e cila është caktuar të mbahet më 22 gusht.

Zgjedhjet, raportohet se do të mbahen të dielën e 6 tetorit.  Por, e veçantë e këtyre zgjedhjeve dhe e dallon prej të tjerave, është se fushata zgjedhore do të mbahet vetëm 10 ditë.

Kjo fushatë e shkurtër nga partitë kosovare do të mbahet për shkak të mos vonesës së dialogut Kosovë-Serbi, pra arritjes së një arritje së marrëveshjes përfundimtare mes dy vendeve. Kjo po ndodhë për shkak të vonesës që ka bërë Kosova duke bllokuar dialogun me Serbinë dhe marrëdhëniet që ka dëmtuar me SHBA’të dhe BE.

Deri tani partitë kryesore janë pajtuar dhe pritet vetëm që Presidenti Hashim Thaçi të bëjë edhe zyrtarisht publike datën. Kujtojmë se me 22 gusht do të shpërndahet Kuvendi i Kosovës pas kërkesave të koalicionit qeverisës dhe partive opozitare./gazetametro.net

Loading...
Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Nimanbegu: “Jam i befasuar në mënyrë të pakëndshme ndaj paralajmërimit të padisë”, Shqiptarët në Mal të Zi janë autokton

Nënkryetari i Parlamentit të Malit të Zi dhe propozuesi i ndryshimit të ligjit për simbolet …

Leave a Reply