Kryefaqja / LAJME / “Bukoshi i kërkoi bashkëpunim UÇK’së kundër Ibrahim Rugovës’

“Bukoshi i kërkoi bashkëpunim UÇK’së kundër Ibrahim Rugovës’

Deputeti I VV’së, Rexhep Selimi, ka deklaruar së Ibrahim Rugova dhe Bujar Bukoshi nuk kanë pasur raporte fort të mira në mes vete. Madje Selimi tha se Bukoshi kishte kërkuar nga UÇK’ja bashkëpunim kundër Rugovës

Rexhep Selimi sonte në Pressing ka thënë gjëra të padëgjuara deri më tani. Ai foli për raportet në mes të Adem Jasdharit e Hashim Thaçit, ku tha se në gjashtë vitet e fundit të jetës së Adem Jasahrit ai nuk ka folur fare me Thaçin. E një deklaratë tjetëqr e padëgjuar deri më tani është se Bujar Bukoshi ka kërkuar nga UÇK’ja bashkëpunim kundër Ibrahim Rugovës

Selimi ka folur edhe për raportet në mes të Ibrahim Rugovës dhe Bujar Bukoshit, ku tha se nuk kanë qenë fort të mira.

“Shumë më i keq ka qenë raporti në mes Bukoshit dhe Rugovës sesa i këtyre dyve me UÇK’në. Bukoshi ka kërkuar prej nesh njëfarë bashkëveprimi kundër Rugovës. Mënyra ka qenë jo fort etike”, ka thënë Selimi duke mos dashur të flas më shumë rreth kësaj teme.

Loading...
Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Palmer për Shqipërinë: Duhet dialog mes palëve, me rëndësi ngritja e Gjykatës Kushtetuese

Mathew Palmer, i dërguar i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor i tha …

Leave a Reply