Kryefaqja / LAJME / Vucic zbulon para serbëve: Për Amerikën pavarësia e Kosovës është kryer, zgjidhja është njohja e ndërsjellë

Vucic zbulon para serbëve: Për Amerikën pavarësia e Kosovës është kryer, zgjidhja është njohja e ndërsjellë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic ka dërguar mesazhin tek populli serbë se për Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), pavarësia e Kosovës është punë e kryer, ndërsa nga arritja e një marrëveshje përfundimtare zgjidhja është njohja e ndërsjellë, shkruan Gazeta Metro.


I pyetur se cili do të mund të ishte rezultati përfundimtar i dialogut midis Beogradit e Prishtinës, Vuçiq ka rikujtuar propozimin për rikufizim që nuk kanë dashur ta mbështesin në bashkësinë ndërkombëtare, shqiptarët dhe shumë politikanë në Serbi, të gatshëm të mbështesin interesat shqiptare dhe të mos përkrahin interesat serbe.

“Bashkimi Europian, sidomos Gjermania, është kundër ripërcaktimit të kufirit, ndërsa SHBA janë të hapura dhe nuk u intereson çfarë do të jetë marrëveshja. Ata nuk janë të entuziazmuar me këtë ide, meqë ata e kanë njohur Kosovën në këta kufij, por do të dëshironin vetëm të arrihet njohja e ndërsjellë”, ka theksuar Vucic për Zërin e Amerikës. 

Vucic ndërkaq ka shtuar se ai nuk do të dëshironte të fliste për rrjedhën përfundimtare të dialogut, sepse, siç ka thënë, në atë rast vetë serbët do të dëshironin të largohen nga negociatat, që tash askush nuk e do.

Ai ka shtuar ndërkaq se gjatë gjashtë-shtatë vjetëve të fundit në Serbi është shfaqur një forcë e re “që disa përpiqen ta shpjegojnë se si në Kosovë ka pak interesa serbe”./gazetametro.net

Loading...
Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Palmer për Shqipërinë: Duhet dialog mes palëve, me rëndësi ngritja e Gjykatës Kushtetuese

Mathew Palmer, i dërguar i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor i tha …

Leave a Reply