Kryefaqja / LAJME / Kosovarit i çahet goma te “Rruga e Kombit”: Vozitësit nga Kosova e injoruan, polici shqiptar ia paguan edhe shpenzimet

Kosovarit i çahet goma te “Rruga e Kombit”: Vozitësit nga Kosova e injoruan, polici shqiptar ia paguan edhe shpenzimet

Incidente të përvitshme shoqërojnë sezonin e verës në Shqipëri. I tillë është edhe rasti i shqiptarit të Kosovës, Adnan Arifi, i cili ishte duke kaluar në “Rrugën e Kombit”, bashkë me familjen, kur iu ndodhi e papritura.

Makinës iu ça goma, duke i lenë në korsinë e emergjencës. Ata kanë qëndruar aty për orë të tëra, pasi asnjë nga ata që kalonte nuk i ka ndihmuar.

Por befas një makinë policie është shfaqur, dhe shefi i Policisë së Lezhës, Gjin Bushgjokaj, i ka ofruar menjëherë ndihmë. Gjithashtu, Bushgjokaj i ka paguar të gjitha shpenzimet e gomisterit.

Ai ka treguar për Telegrafin, se shumë vetura me tabela të Kosovës as që morën mundin se paku ta pyesin se si mund t’i ndihmonin.

“Shumë vetura kaluan, askush nuk më ndihmoj, madje ishin me tabela të Kosovës. Por, në ndërkohë një veturë e Policisë Shqiptare, derisa po kalonin në krahun tjetër të rrugës, e panë në gjendjen çfarë ishim, me erdhën me ndihmuan duke e dërguar veturën të gomisteri më i afërt që ishte aty. Madje, Shefi i Policisë së Lezhës, Gjin Bushgjokaj, përveç ndihmës teknike, nuk me la të paguaj as për rregullimin e gomës”, ka sqaruar Arifi.

Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Kryeministri kanadez: Rusia nuk është e mirëpritur në G7

Kanada nuk e mbështet kthimin e Rusisë në Samitin e G7, , të propozuar nga …

Leave a Reply

Loading...