Kryefaqja / LAJME / Kombëtarja Shqiptare zhvillon stërvitjen e parë në tokën franceze. Ja formacioni i mundshëm për Francën

Kombëtarja Shqiptare zhvillon stërvitjen e parë në tokën franceze. Ja formacioni i mundshëm për Francën

Ditën e sotme Kombëtarja e Shqipërisë ka mbërritur në Francë, teksa të shtunën në orën 20:45 do të zbresë në fushë për ndeshjen e radhës kualifikuese në Euro 2020.

Ndërkaq, pas mbërritjes, kuqezinjtë kishin planifikuar stërvitjen në orën 18:30. Një seancë e cila e ka parë të plotë grupin e futbollistëve nën urdhrat e trajnerit Edi Reja, pavarësisht se u përfol për një problem të sulmuesit Rej Manaj.

Sakaq, ditën e nesërme kuqezinjtë do të kenë seancën e fundit stërvitore para ndeshjes në orën 19:30, ndërsa në orën 19:00 do të jetë edhe konferenca për shtyp së bashku me kapitenin e skuadrës e teknikut Reja. Kombëtaren e pret një atmosferë e zjarrtë në Francë, teksa stadiumin Stade De France ka shitur pjesën më të madhe të biletave.

Loading...
Loading...
Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Kurti i reagon Vuçiqit: Gjenocidi, varret masive dhe masakrat janë e vërteta e Serbisë

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti përmes një postimi në Tëitter ka reaguar ndaj deklaratave …

Leave a Reply

Loading...