Kryefaqja / LAJME / SPORT / Ndeshje e ‘çmendur’ në ‘Elbasan Arena’, Shqipëria i shënon katër herë Islandës

Ndeshje e ‘çmendur’ në ‘Elbasan Arena’, Shqipëria i shënon katër herë Islandës

Kastriot Dermaku, Elseid Hysaj, Odise Roshi dhe Sokol Cikalleshi kanë shpërblyer me gol besimin që i dha trajneri italian Edy Reja në këtë ndeshje. Dermaku zuri vendin e Mavrajt ndërsa Hysaj mori shiritin e kapitenit. Rezultati në “Elbasan Arena” është 4-2. 

Kastriot Dermaku, i cili zëvendësoi Mërgim Mavrajn dhe Elseid Hysaj i cili i mori shiritin e kapitein këtë ndeshje kanë shënuar përballë Islandës. Kur pritej të shënohej një gol nga sulmuesit tanë, vjen pikërisht një mbrojtës për të zhbllokuar sfidën.

27- vjeçari i cili luan me Parmën në Itali, Kastriot Dermaku shfrytëzoi mjaft mirë një harkim të kapitenit Hysaj nga krahu i djathtë duke kërcyer mbi mbrojtësit islandezë, për ta çuar topin në rrjetë. Me fillimin e pjesës së dytë islandezët të heshtur shënuan pas një pasigurie në mbrojtje të mbrojtësit Ismajli. Sigurdsson, lojtari më i rrezikshëm i islandezëve shënoi. Por Hysaj mendoi për të çuar edhe njëherë peshë stadiumin.Gjithsesi reagimi i islandezëve do të ishte i shpejtë pas një goli me sulmuesin kryesor.

Goli i Roshit dhe i Cikalleshit ka ngritur peshë stadiumin, në një ndeshje ku janë shënuar plot 6 gola.

Edy Reja këtë ndeshjes ka hedhur në fushë një formacion 3-5-2 duke bërë 6 ndryshime në formacion. Tekniku italian ka vendosur të ulë në stol Balajn, Mavrajn, Abrashin, Roshin dhe Uzunin për të aktivizuar Memushajn, Lenjanin, Dermakun, Cikalleshin dhe Manajn. Ndërsa Islandë vjen me formacionin: Halldorsson në portë, Hermannsonn, R.Sigurdsson, Arnason, Sigurjonsson, k

Loading...
Loading...
Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Shqipëri spektakolare në Moldavi, lojë e bukur dhe 4 gola

Shqipëria ka marrë një fitore të pastër 0-4 në transfertë ndaj Moldavisë në ndeshjet e …

Leave a Reply

Loading...