Kryefaqja / LAJME / SPORT / Kosova nuk gjunjëzohet, ia shënon tre gola Anglisë në shtëpi

Kosova nuk gjunjëzohet, ia shënon tre gola Anglisë në shtëpi

Kosova e ka përjetuar humbjen e parë pas dy viteve.

‘Dardanët’ kanë pësuar disfatë me rezultat 5-3 ndaj Anglisë, por duke treguar një ndeshje të madhe – duke u bërë skuadra e parë që i shënon anglezëve 3+ gola si mysafir që nga Kroacia (2-3) në vitin 2007

Ishin tanët që nisën ndeshjen më mirë, me Valon Berishën (1’) që realizoi golin e epërsisë.

Ky gol ‘ndezi’ anglezët, që në 45 minutat e para shpërthyen me pesë gola.

Raheem Sterling (8’), Harry Kane (19’), Mërgim Vojvoda (38’ autogol) dhe dy gola nga Jadon Sancho (44’ 45+1’) demoluan futbollistët e Kosovës në pjesën e parë.

Por djemtë e Bernard Challandes nuk u dorëzuan për asnjë moment, duke ‘djersitur’ deri në momentet e fundit një kombëtare si Anglia.

Kështu, Kosova ngushtoi rezultatin në 5-3 brenda pesë minutave, me Valon Berishën (49’) dhe Vedat Muriqin (55’) që u futën në listën e golashënuesve.

Arijanet Muric ndërkohë priti penalltinë e Harry Kane (65’).

Në vazhdim, Kosova luajti një ndeshje të madhe me jo pak raste, por në fund fitorja i takoi vendasve me rezultat 5-3.

Anglia prin në tabelën e grupit A të kualifikimeve për Euro 2020, pasi tubon 12 pikë pas katër ndeshjeve, kurse Kosova e treta me 8 pikë, pasi fitorja e Çekisë ndaj Malit të Zi ka bërë që çekët të pozicionohen në vendin e dytë. /Lajmi.net/

Loading...
Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Formacioni zyrtar i Shqipërisë në ndeshjen me Islandën

Gazetari i Top Channel, Endi Tufa, ka mësuar formacionin zyrtar me të cilin ekipi i …

Leave a Reply