Kryefaqja / LAJME / Reagon Merkel: E dëshiron postin e emisarit të BE’së për bisedimet Kosovë-Serbi

Reagon Merkel: E dëshiron postin e emisarit të BE’së për bisedimet Kosovë-Serbi

Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe Presidenti francez, Emmanuel Macron, janë aktivizuar sërish për kthimin në tavolinë të Kosovës dhe Serbisë, shkruan Gazeta Metro.


Merkel dhe Macron po tentojnë që prapë të jenë ata që të nisin kapitullin e ri të bisedimeve mes Prishtinës dhe Beogradit dhe të arrihet marrëveshja finale mes dy vendeve.

Dyshja kryesore e Evropës thuhet se do t’i shkojnë prapa Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të emëruar një të dërguar të posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi. 

Kjo vjen 2 javë pas emërimit të SHBA’së si Emisar special për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer.

Thuhet se emri i këtij emisari nga gjermanët do të bëhet publik pasi të përfundojnë zgjedhjet parlamentare në Kosovë./gazetametro.net

Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Kryeministri kanadez: Rusia nuk është e mirëpritur në G7

Kanada nuk e mbështet kthimin e Rusisë në Samitin e G7, , të propozuar nga …

Leave a Reply

Loading...