Kryefaqja / LAJME / Këshilltari i Macron e quan gjenocidin në Kosovë, aktin më të rëndë racist që nga koha e Luftës së Dytë Botërore

Këshilltari i Macron e quan gjenocidin në Kosovë, aktin më të rëndë racist që nga koha e Luftës së Dytë Botërore

Jacques Attali, këshilltar i Presidentit Francez, Emmanuel Macron, e ka quajtur gjenocidin e kryer nga Milosevic në Kosovë, si aktin më të rëndë racist të kryer që nga koha e Luftës së Dytë Botërore.

Këtë përmes një postimi në rrjetin social Facebook e ka bërë të ditur Ministri i Jashtëm në Detyrë, Behgjet Pacolli, i cili tha se ai mban qëndrime të forta në favor të Kosovës.

“E falënderova për qëndrimet e forta që ka mbajtur në favor të Kosovës, duke e quajtur genocidin dhe dëbimin e kosovarëve nga regjimi i Milosheviqit, si aktin më të rëndë racist kryer nga koha e Luftës së dytë botërore”, ka shkruar Pacolli.

Postimi i plotë:

Sot qëndrova shkurtër në Paris ku takova Jacques Attali, njerin nga mendimtarët dhe figurat më me ndikim të politikës dhe shoqërisë franceze, këshilltarin e Presidentit Emanuel Makron. Atalli ishte në majët e politikës franceze edhe gjatë Presidentit François Miterani.
E falënderova për qëndrimet e forta që ka mbajtur në favor të Kosovës, « duke e quajtur genocidin dhe dëbimin e kosovarëve nga regjimi i Milosheviqit, « si aktin më të rëndë racist kryer nga koha e Luftës së dytë botërore » Pata mirëkuptimin e tij se ekonomia është faktor kyç në lehtësimin dhe zgjidhjen e shumë konflikteve dhe mosmarrëveshjeve në rajonin tonë dhe në botë. Komunikimi vazhdon…

Loading...
Loading...
Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Vetëvendosje zyrtarisht propozon Albin Kurtin mandatar për Kryeministër

Lëvizja Vetëvendosje tashmë zyrtarisht ka propozuar Albin Kurtin si mandatar për kryeministër. Në dokumentin që …

Leave a Reply

Loading...