Kryefaqja / LAJME / ZYRTARE: Vjosa Osmani e pranon Albin Kurtin për kryeministër: Do të ketë koalicion LDK-VV

ZYRTARE: Vjosa Osmani e pranon Albin Kurtin për kryeministër: Do të ketë koalicion LDK-VV

Vjosa Osmani sapo ka bërë një postim në profilin e saj zyrtar në Facebook, e ku lë të nënkuptohet qartë se e ka pranuar Albin Kurtin për kryeministër.

Ajo i është drejtuar qytetarëve të vendit, duke i falënderuar për besimin masiv që i kanë dhënë në këto zgjedhje.

Osmani ka deklaruar që Kosova ka shumë sfida e të cilat mund të tejkalohen vetëm së bashku, shkruan Periskopi.

jo ka interpretuar votën e qytetarëve të vendit si votë për ndryshim e ndëshkim të qeverisjeve të deritashme.

“Për mua nuk ka asnjë alternativë tjetër. Koalicioni LDK-VV ka shumë sfida para vetes, por duhet ta ketë vetëm një interes: atë të qytetarëve të Kosovës.” – ka thënë ajo duke lënë të nënkuptohet që e pranon Kurtin për kryeministër, edhe pse ende nuk dihet se cili prej të dyve është kandidat më i votuar.

Burime të Periskopit bëjnë me dije se Osmani ka pranuar një post ministror dhe atë të zëvendëskryeministres në Qeverinë Kurti.

Ky është statusi i plotë në Facebook:

Të dashur qytetarë të vendit tim,

Këtë vjeshtë janë mbushur plot 20 vjet që jam bërë anëtare e LDK-së dhe gati po aq që kam shërbyer në institucionet e Kosovës. Ka qenë rrugë jo e lehtë, plot pengesa e sfida, sikur për shumë të rinj e të reja në vendin tonë. Deri tani, ishte një rrugëtim i jashtëzakonshëm, përgjatë të cilit kam takuar mijëra gra e burra, vajza e djem, qytetarë të mirë të këtij vendi që më kanë mbushur plot shpresë për të ardhmen. I falënderoj miliona herë, nga thellësia e zemrës, të gjithë që na përkrahën e besuan në ne, si dhe të gjithë aktivistët e veprimtarët që kurrë nuk reshtën së punuari me vetëmohim. Arritëm që të gjithë së bashku, por për një kohë tejet të shkurtë prej vetëm një muaji, ta ringrisim LDK-në në një rezultat që nuk e kishte nga viti 2004. Por, na mbetet edhe shumë punë për të bërë, edhe shumë sfida për të kaluar, e ato mund t’i kalojmë vetëm së bashku.

Më në fund, qytetarët, jo vetëm që votuan, por, ajo votë ishte thirrje për ndryshim e ndëshkim ndaj qeverisjes së keqe. Qytetarët, poashtu, përcaktuan qeverinë e re, e cila duhet të përbëhet nga opozita e deridjeshme. Për mua nuk ka asnjë alternativë tjetër. Koalicioni LDK-VV ka shumë sfida para vetes, por duhet ta ketë vetëm një interes: atë të qytetarëve të Kosovës.

Unë do të punoj dhe do t’i shërbej vendit tim, pavarësisht se ku jam.

Ashtu siç e kam thënë gjithnjë: në secilën betejë, do të jemi së bashku, deri në fund!

Loading...
Loading...
Loading...

Shiko poashtu

“Grenell s’pranon negociata, me çdo kusht do njohjen e Kosovës nga Serbia”

Richard Grenell, i dërguar special i presidentit të SHBA-ve, Donald Trump për dialogun, nuk pranon …

Leave a Reply