Kryefaqja / LAJME / Sërish goditet Serbia, para një ore policia e Kosovës ndal edhe një klub tjetër serb në kufi!

Sërish goditet Serbia, para një ore policia e Kosovës ndal edhe një klub tjetër serb në kufi!

Cërvena Zvezda e Beogradit, klubi më i urryer në Ballkan në futboll, para orës 12.00 të ditës së sotme, është ndal nga policia e Kosovës dhe është kthyer pas, nga kishte ardhur, për në Beograd. Zvezda nuk u lejua të futet në shtetin e Kosovës, për të zhvilluar ndeshjen ilegale kundër Trepçës fantome në kuadër të Kupës së Serbisë.

Rreth orës 16.55, në kufirin në Brnjak, policia e Kosovës tregon autoritetin e saj, kthen pas edhe klubin e hendbollit Topliçanin (meshkujt) nga Prokuplja.

“Sot, në Brnjak ka arritur furgoni me shofer Miodrag Zhugiq, i lindur me 30 mars të vitit 1997, në Prokuplje. Në furgon kanë qenë 17 pasagjerë.

Kur i pyetën se ku po shkoni, ata u përgjigjën: Në një ndeshje sportive të hendbollit, klubi Topliçanin nga Prokuplja, për të luajtur një ndeshje të ligës së parë të Serbisë me Mokra Gorën nga Zubin Potoku.

Ata u kthyen në kufirin e Brnjakës”, bëhet e ditur për gazetën kombëtare “Bota sot”, nga burimet tona, të afërta me Federatën e Hedbollit të Kosovës.

Loading...
Loading...
Loading...

Shiko poashtu

“Grenell s’pranon negociata, me çdo kusht do njohjen e Kosovës nga Serbia”

Richard Grenell, i dërguar special i presidentit të SHBA-ve, Donald Trump për dialogun, nuk pranon …

Leave a Reply