Kryefaqja / LAJME / Nesër firmoset / Kosova i bllokon, Rama i heq taksat Serbisë

Nesër firmoset / Kosova i bllokon, Rama i heq taksat Serbisë

Kryeministri Edi Rama shkoi në Beograd, ashtu si edhe homologu i tij maqedono-verior, Zoran Zaev. Kjo sepse ditën e nesërme, në Novi Sad, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia do të nënshkruajnë një marrëveshje me rëndësi për rajonin.

Kryeministrat u pritën nga Ministrja e Integrimeve Evropiane Jadranka Joksimovic në Aeroportin “Nikolla Tesla”.

Të tria vendet zotohen për krijimin e një Shengeni ballkanik, ku qëllimi është integrimi më i mirë të tregjeve në rajon, heqja e pengesa doganore për mallrat dhe lëvizja e lirë e njerëzve.

Ky projekt është kundërshtuar ashpër si nga Kosova, ashtu edhe nga Mali i Zi, me drejtuesit e këtyre vendeve që e akne quajtur si krijimin një Jugosllavie të re.  Një debat mjaft i madh, ku janë përfshirë edhe ndërkombëtarët ka të bëjë me taksën e vendosur nga Kosova për produktet serbe.

Kjo i ka shkaktuar dëm jo të vogël ekonomik shtetit serb, që ka kërkuar heqjen e saj, në mënyrë që bisedimet për gjetjen e një marrëveshjeje të rinisin.

Ndërkohë, që me marrëveshjen e re, do të hiqen tarifat doganore dhe produktet serbe do ta kenë më të lehtë të futen në territorin shqiptar.

Kryeministri Rama ka argumentuar se me këtë marrëveshje, rajoni i Ballkanit perëndimor bëhet më konkurrues ekonomikisht./Politiko.al

Loading...
Loading...
Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Kurti i reagon Vuçiqit: Gjenocidi, varret masive dhe masakrat janë e vërteta e Serbisë

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti përmes një postimi në Tëitter ka reaguar ndaj deklaratave …

Leave a Reply

Loading...