“Urrejtja partiake shpesh merr përparësi ndaj instinktit kombëtar.”
“Frika të bën të thuash broçkulla.”
“Frikacaku i ka tërë karakteristikat, dhe kryesisht këtë: hakmerret ndaj përbuzjes së tjetrit nëpërmjet sharjes. I pafuqishëm, veç flet keq e shan poshtërsisht të tjerët.”
“Padurimi shoqërohet gjithnjë nga dështimi.”
“Cilësitë që zakonisht shoqërojnë pafajësinë janë natyrshmëria, mosinteresimi dhe butësia.”
“Nuk mund të pretendosh të përfitosh nga tërë dobitë e lirisë, duke ruajtur njëkohësisht tërë privilegjet e tiranisë. Për të pasur institucione të lira, duhen luftuar mendimet nëpërmjet mendimeve.”
“Dallimi në kulturë shpjegon dallimin në mendime.”
“Rinia është në sytë e injorantëve kërcënim për të ardhmen; por është edhe rrezik për të tashmen, sepse rinia është e çiltër, ndërkohë që dhe çiltërsia është armiku i natyrshëm i sharlatanëve.”
“Guximi i tepruar shkon gjer në krim.”
“Mendimi i lirë nuk i nënshtrohet asnjë sektarizmi; pasioni antifetar, më shumë nga ateizëm, nuk është veçse një devotshmëri zvetënuese. Ateizmi është asnjanësia.”
“Zotërimi i shumë gjuhëve është për një të njeri të shkretë një armë e mirë dhe municion shumë i mirë… Gjuha njihet vetëm kur mund të mendohet nëpërmjet saj.”
“Moda, sot, është drejt artificiales.”
– Faik Konica