Kryefaqja / LAJME / SKANDAL: Adhuruesi dhe përkrahësi i Milosevicit fiton çmimin Nobel

SKANDAL: Adhuruesi dhe përkrahësi i Milosevicit fiton çmimin Nobel

Akademia Suedeze e Arteve ka bërë skandalin e radhës sot, ajo ka ndarë tashmë çmimin Nobelin për Letërsi për vitet 2018 dhe 2019 novelistit austriak Peter Handke, shkruan Gazeta Metro.


Handke është adhuruesi dhe përkrahësi i madh i kriminelit serb që kreu gjenocid në Kosovë, Slobodan Milosevic.

Ky person kishte marrë pjesë madje edhe në varrimin e kriminelit serb Milosevic, po ashtu aty kishte mbajtur një fjalim ku thurte vargje dhe fjalime për kriminelin serb duke e lavdëruar. 

77 vjeçar ishte po ashtu një nga personat më kontrovers duke kritikuar bombardimet e NATO’s dhe përkrahur luftërat e Jugosllavisë në Ballkan.

Ai madje vite më parë ka qëndruar në Kosovë ku serbëve të Hoçës së Madhe ua ka dorëzuar donacionin prej 50 mijë eurosh për ndërtimin e një pishine në fshat.

Shumë njerëz i kishin protestuar çmimet e marra prej tij, pasi e kishin përshkruar si fashist me lidhje të forta me kriminelë lufte.

Më poshtë keni edhe fjalimin e austriakut ku kishte folur në funeralin e Slobodan Miloseviti, kriminelit të dënuar nga Gjykata e Hagës.

“Bota, e ashtu-quajtura botë, di gjithçka për Jugollavinë, Serbinë. Bota, e ashtuquajtura botë, di gjithçka për Sllobodan Millosheviqin. E ashtuquajtura botë e di të vërtetën. Kjo është arsyeja pse kjo e ashtuquajtur botë mungon sot, dhe jo vetëm sot, dhe jo vetëm këtu. Unë nuk e di të vërtetën. Por unë shikoj. Dëgjoj. Ndjej. Kujtoj. Kjo është arsyeja pse unë jam këtu sot, afër Jugosllavisë, afër Serbisë, afër Sllobodan Millosheviqit”../gazetametro.net

Loading...
Loading...
Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Kurti i reagon Vuçiqit: Gjenocidi, varret masive dhe masakrat janë e vërteta e Serbisë

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti përmes një postimi në Tëitter ka reaguar ndaj deklaratave …

Leave a Reply

Loading...