Kryefaqja / LAJME / SPORT / S’ndalet Majlinda: Arrin finalen dhe i siguron Kosovës edhe një medalje

S’ndalet Majlinda: Arrin finalen dhe i siguron Kosovës edhe një medalje

Kampionja olimpike e Kosovës, Majlinda Kelmendi, ka arritur në finale të grand slamit të xhudos Abu Dhabi, shkruan Gazeta Metro.


Majlinda Kelmendi ia siguroi Kosovës një medalje nga finalja e kategorisë deri në 52 kilogramë në Grand Slamin e Abu Dhabit, pasi e mposhti britaniken Chelsie Giles në gjysmëfinale të kësaj gare.

Përderisa në çerekfinale e mposhti koreanen Park Da Sol, në finale ajo do të përballet me italianen Giuffrida Odette. 

Përderisa Majlinda për momentin është në pozitën e pestë për momentin në ranglistën e xhudisteve në kategorinë deri në 52 kilogramë, Odette radhitet e nënta.

Xhudistja pejane Kelmendi fitoi me lehtësi kundër xhudistes nga Koreja Jugore në çerekfinalen e kategorisë deri në 52 kilogramë, që u zhvillua në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Majlinda rundin e parë e kaloi pa garë, ndërsa në rundin e dytë e mundi Salimata Fofanan.

Në rrethin e tretë e mposhti Anna Kazyulinan e Kazakistanit, para se ta shkatërronte Park Da Solin për një vend në gjysmëfinale.

Loading...
Loading...
Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Shqipëria nuk përmbahet, shënon golin e tretë ndaj Moldavisë

Shqipëria ka shënuar golin e tretë ndaj Moldavisë në “Stadionul Zimbru” të Chisinau, një ndeshje e …

Leave a Reply

Loading...