Kryefaqja / LAJME / Pas Kuçovës, gati baza tjetër e NATO-s në Shqipëri, zbulohet propozimi për Pashalimanin

Pas Kuçovës, gati baza tjetër e NATO-s në Shqipëri, zbulohet propozimi për Pashalimanin

Në Shqipëri mund të ndërtohet një tjetër bazë e NATO-s pas asaj në Kuçovë. Burime për Shqiptarja.com nga ministria e Mbrojtjes pohojnë se Olta Xhaçka ka materializuar gatishmërinë e vendit tonë për të vënë në dispozicion të NATO-s bazën e Pashalimanit.

Loading video

Ministrja pak ditë më parë i është drejtuar përmes një letre zyrtare komandantit të Komandës Supreme për Europën, gjeneralit amerikan Tod D. Wolters, duke i parashtruar planin e qeverisë shqiptare për modernizimin e bazës detare të Pashalimanit, me qëllim përdorimin e saj nga NATO.

Në letër Xhaçka thekson se Shqipëria është gati për zbatimin e një plani të përbashkët për zhvillimin e bazës detare për Aleancën e Atlantikut të Veriut. Nëse do të pranohej një kërkesë e tillë nga NATO atëherë do të ishte e vetmja nga Aleanca në Ballkan për t’iu përgjigjur sfidave të emigracionit apo sigurisë nga kërcënimet.

Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Kryeministri kanadez: Rusia nuk është e mirëpritur në G7

Kanada nuk e mbështet kthimin e Rusisë në Samitin e G7, , të propozuar nga …

Leave a Reply

Loading...