Kryefaqja / OPINION / “Bashkimi i Kosovës dhe Shqipërisë është zgjidhja e duhur për të gjithë”

“Bashkimi i Kosovës dhe Shqipërisë është zgjidhja e duhur për të gjithë”

Publicisti i njohur shqiptar i cili vepron në Amerikë, Uk Lushi, ka thënë se zgjidhja e drejtë për Kosovën dhe Shqipërinë është bashkimi i këtyre dy republikave, transmeton Gazeta Metro.

Sipas Lushit, të gjitha rrugët përfundojnë në këtë zgjidhje e cila është më e drejta për shqiptarët, Ballkanin, Bashkimin Evropian dhe të gjithë botën, meqë Prishtina dhe Tirana kanë mundësi të përgatisin këtë proces në koordinim me Washingtonin duke mos cenuar interesat thelbësore kombëtare.

“Të gjitha rrugët përfundojnë në këtë zgjidhje. Prishtina dhe Tirana bashkë me mendjet e ditura shqiptare duhet të përgatisin hapat dhe detajet e procesit i cili duhet të koordinohet me Washingtonin, ama asnjëherë duke cenuar interesat vitale kombëtare”, ka thënë ai përmes një postimi në Facebook.

Lushi gjithashtu është ekonomist dhe autor shqiptar i cili njihet për librin e tij “Shqiptaro-amerikanët e UÇK’së – Kronikë e Batalionit Adriatiku”.

Postimi i plotë i tij:

“Nuk ka zgjidhje tjetër të drejtë dhe realiste përpos bashkimit të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë. As për shqiptarët, as për Ballkanin, as për BE-në dhe as për botën. Të gjitha rrugët përfundojnë në këtë zgjidhje. Prishtina dhe Tirana bashkë me mendjet e ditura shqiptare duhet të përgatisin hapat dhe detajet e procesit i cili duhet të koordinohet me Washingtonin, ama asnjëherë duke cenuar interesat vitale kombëtare. Federata shqiptare ka lindur tashmë”…

Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Rexhep Qosja: Bashkimi i Kombit të ndarë, misioni i dy qeverive

Para më tepër se një viti ishte bërë publike nisma për krijimin e një Akademie …

Leave a Reply

Loading...