Kryefaqja / OPINION / Ka ardhur koha t’i tregojmë vendin grekëve dhe Greqisë!

Ka ardhur koha t’i tregojmë vendin grekëve dhe Greqisë!

Nga Edmond Arizaj

Sado bota te emancipohet, politika greke po njelloj ka per te mbetur perballe Shqiperise!

A mund te thuhet dicka ndryshe pa te plasur zemra nga marazi dhe temthi nga permbajtja e nervave, teksa lexon fjalet e kryeministrit grek, vetem pak dite nga “JO” ja europiane per Shqiperine dhe Maqedonine e Veriut, dy vende te vena prej vitesh nen kularin e Greqise duke u marre cdo gje teksa i ndjellin me integrimin.

Sot kryeministri Micotaqis, kerkon qe shqiptaret te mos flasin me, dhe sigurisht qe nenkupton te mos flasin per Çamerine, meqe permend njohjen e historise.

Kerkon as me shume e as me pak, por gjithe zonen e detare te Jonit.

E mbi te gjitha, permend si nje filantrop i pafytyre “te mirat” qe Greqia i ka bere emigranteve shqiptare, qe paska ndihmuar ne rimekembjen ekonomike te Shqiperise me keta emigrante, a thua keta (nje pjese e mire e te cileve, te vrare, te dhunuar, te deprimuar, te poshteruar nga doganiere, ushatare, politikane e qytetare greke) nuk paskan punuar fare ne punet me te renda e me te veshtira te ketij shteti.

Ndoshta Micotaqis nuk e di historine dhe eshte koha qe greket ta mesojne, jo nga shkrime gazetash e goje politikanesh, por nga historiane te vertete.

Dhe eshte mire te nise kjo pune.

Dhe eshte po ashtu mire qe per karroten e integrimit qe po largohet per here e me shume nga hunda e nga veshtrimi yne, te mos pranojme asnje kerbac kurrizit e mbi kurrizin e vendit.

Dhe ndoshta eshte koha qe te mos bejme edhe frikacakun dhe te mirin e te butin, por sikur ta shohim njehere punen edhe me syte e shqiptareve, jo vetem me ate te europianeve.

E ndoshta ka ardhur koha qe edhe te bejme llogarite me greket, kush ka perfituar me shume nga njeri tjetri.

Sepse nese ata nuk kane fare politese, ne nivelet me te larta, pse valle duhet te kete Shqiperia?!

Pse duhet te tregohemi kaq te kujdesshem me nje vend qe eshte pranuar ne BE vetem per dashurine qe kane disa shtete per mitologjine greke?

Madje pikerisht per kete te fundit edhe e rikrijuan si shtet 300 e kusur vite me pare, pasi pavaresine ia dha ne dore ndihma e shqiptareve (sipas historise).

Ka ardhur koha qe Shqiperia t’i marre vete ne dore fatet e saj, bashke me gjithe shqiptaret e tjere perqark, e bashke me gjithe trojet e tyre.

Ketu do nise integrimi.

Loading...
Loading...
Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Kocaqi: Rusia, sponsori kryesor i ndarjes së Shqipërisë në 5 copa

Moska zyrtare ftoi Tiranën dhe Shkupin për tu anëtarësuar në Unionin Euroaziatik. E ndërsa Maqedonia …

Leave a Reply

Loading...