Kryefaqja / OPINION / Elena Kocaqi: Greqisë nuk mundet vetëm t’i japim, qeveria të kërkojë pronat e çamëve

Elena Kocaqi: Greqisë nuk mundet vetëm t’i japim, qeveria të kërkojë pronat e çamëve

Kryeministri, Edi Rama, zhvilloi të martën një takim me homologun e tij grek Kyriakos Micotaqis, në të cilin u fol për kërkesat e Greqisë por asnjë fjalë për çështjet shqiptare.

Historiania, Elena Kocaqi,  e ftuar në RTV Ora thotë se është e papranueshme sesi kryeministri shqiptar dhe qeveria shqiptare nuk ka një plan për të zgjidhur një problem historik një shekullor me fqinjin tonë jugor.

Kocaqi: Nuk arrij ta kuptoj dot këtë. Edhe një kontratë vasaliteti ka interesa të përbashkëta. Të dyla palët lënë dhe marrin. Ndërsa në marrëdhëniet që krijojmë ne me Greqinë ata vetëm kërkojnë dhe ne vetëm japim. Çfarë i kushton kryeministrit tonë apo qeverive tona që të bëjnë pikat për të zgjidhur problemin, se ky është problem historik një shekullor. Kur ajo kërkon këtu census, një minoritet që nuk ekziston, kërkon minoritet vend e pa vend. Kërkon varreza me ushtarë që të krijojë incidente vit për vit. Ajo kërkon census me vetëdeklarim që të rrisë në mënyrë artificiale numrin e popullësisë dhe nga ana tjetër kërkon dhe çështjet  e pronave. 

Jemi dakord. Vimë te çështjet tona. Shteti shqiptar duhet të kishte kërkuar me vetëdeklarim të regjistrohet dhe popullësia e Greqisë, arvanitët, çamët ortodoksë, maqedonasit ortodoks shqiptarë, shqiptarët e Shqipërisë që kanë marrë shtetësinë greke. Ata kërkojnë pronat, edhe ne të kërkojmë pronat e çamëve, madje me dëmshpërblimn se i kanë mbajtur 50 vjet, madje edhe me dëmshpëblimin e personave që kanë humbur jetën në masakrat që janë kryer dhe nuk kanë kërkuar as falje. Nëse Greqia kërkon varreza këtu, edhe çamët kërkojnë varreza atje. Edhe të drejta për arvanitët.

/Ora News.tv/

Loading...
Loading...
Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Kocaqi: Rusia, sponsori kryesor i ndarjes së Shqipërisë në 5 copa

Moska zyrtare ftoi Tiranën dhe Shkupin për tu anëtarësuar në Unionin Euroaziatik. E ndërsa Maqedonia …

Leave a Reply

Loading...