Kryefaqja / OPINION / Kocaqi: Duhen politikanë të rinj të guximshëm që ti tregojnë vendin Greqisë

Kocaqi: Duhen politikanë të rinj të guximshëm që ti tregojnë vendin Greqisë

Çështje e hapura mes Shqipërisë dhe Greqisë nuk mund të zgjidhen pa parimin e reciprocitetit, thotë historiania Elena Kocaqi.

E ftuar në RTV Ora ajo parashtroi kërkesat të cilat sipas saj qeveria shqiptare duhet ti shtrojë në diskutimet me palën greke.

Beti Njuma:  Çfarë duhet të bëjë qeveria Rama?

Elena Kocaqi: Qeveria shqiptare duhet të kërkojë heqjen e ligjit të luftës, pronat e çamëve, të drejta për arvanitët, të drejta për popullësinë shqiptare që ka emigruar pas viteve ’90, të drejtën e gjuhës.Ata kërkojnë të drejtë gjuhe këtu, ne nuk kërkojmë të drejtë gjuhe për 1 milion shqiptarë atje. Cili traktat e mbështet këtë, një shkelje shumë e rëndë e të drejtave të njejriut dhe kjo bëhet vetëm për shqiptarët në këtë formë. Nuk është komb Greqia, është etnitet fetar. Për Greqinë nuk ka rëndësi çfarë kombi je ti, rëndësi ka të jesh ortodoks dhe do të bëhesh grek ok. Jam pesimiste me klasën politike që kemi aktualisht, të dyja palët janë provuar dhe nuk kanë bërë asgjë. Duhet të vinë disa politikanë të rinj të guximshëm që ti tregojnë vendin Greqisë dhe të plotësojnë kërkesat e ligjshme të shqiptarëve.

Edlira Gjoni: Pronë për pronë, vend për vend, të drejtë për të drejtë, njeri për njeri.

Loading...
Loading...
Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Kocaqi: Rusia, sponsori kryesor i ndarjes së Shqipërisë në 5 copa

Moska zyrtare ftoi Tiranën dhe Shkupin për tu anëtarësuar në Unionin Euroaziatik. E ndërsa Maqedonia …

Leave a Reply

Loading...