Kryefaqja / OPINION / Pse u bëmë popull i vogël kur ishim i madh

Pse u bëmë popull i vogël kur ishim i madh

Muhamet Aliu – LSHB

Për ta vlerësuar drejtë situatën në të cilën ndodhemi, para se të ndërtojmë një plan veprimi , për kombin e ndarë e territorin e copëtuar, në konditat disproporcionale në mes të sotmes e historisë, konsideroj se duhet ti parashtrojmë vetes disa pyetje:

  1. “Pse u bëmë popull i vogël kur ishim i madh?
  2. “Pse gjithnjë të pushtuar e asnjëherë pushtues?
  3. Pse historia gjithnjë na bëri neve dhe ne kurrë
    Historinë?
  4. Pse ne, kombi më i vjetër e kemi shtetin më të ri në
    Evropë?

Vullneti individual ndërton vullnetin kolektiv, i cili pastaj bëhet promotor, për ti vu në lëvizje masat njerëzore për ndryshime të mëdha shoqërore.
Prandaj, kush e do bashkimin kombëtar gjen plot argumente se është i drejtë dhe i mundshëm sot; Kush nuk e do bashkimin kombëtar kërkon dhe gjen argumente se është i pamundshëm sot.
Është ky vullnet që i ndan dhe klasifikon shqiptarët dhe jo forca e argumenteve, sepse argumentet i ka elita, populli ka nevojat.
Mundësia e veprimit politik vjen nga liria për mendim e veprim sepse, fuqia e qenies njerëzore qëndron në aftësinë e intelektit që ka!
Pra, bashkimi duhet të bëhet vullnet, për ti realizuar dobitë që sjell pastaj.
Në koncept ne shqiptarët jemi komb shumë i hershëm por, duhet konceptuar se edhe brenda kombit është njeriu, është individi, egoist, privat, lakmiqar, karrierist, në luftë kundër individit.
Në këtë luftë përdoret çdo mjet për të sunduar mbi të tjerët, ose për të mbetur gjallë nga të tjerët.
Ky konceptim i vetes, në botën e përbashkët me të tjerët, është arsyeja e vonesës në konsolidimin tonë si komb, si shtet dhe si shoqëri.
Pra, ta farkojmë vullnetin për shkak të nevojës, të Bashkohemi për Bashkim.

Loading...
Loading...
Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Kocaqi: Duhen politikanë të rinj të guximshëm që ti tregojnë vendin Greqisë

Çështje e hapura mes Shqipërisë dhe Greqisë nuk mund të zgjidhen pa parimin e reciprocitetit, …

Leave a Reply

Loading...