Kryefaqja / OPINION / PUSHTETI RAPORT FORCE APO APARAT DHUNE?

PUSHTETI RAPORT FORCE APO APARAT DHUNE?

Dr. Muhamet Aliu

Raporti i forcave i ngritur mbi paradigmat e shëndosha, mbi elementet esenciale të dhënie marrjes, populli, shteti, kombi, definon pushtetin me gjithë qëndrueshmërinë.
Mbi gjithë ekzemplarin e instancave të ngritura, rritët e përforcohet vlera e këtij raporti, duke fuqizuar rrolin e konkurrencës nga intelekti e deri te instancat ekonomike kulturore letrare e artistike.
Duke i eliminuar instancat, debalansohen këto raporte forcash, dobësohen paradigmat mbi të cilën është ngritur pushteti. Në kërkim të një mirëmbajtje, paradigmë jo reale, instalohet dhuna, edhe në kuptimin fizik, psikologjik e material.
Projektimi i dhunës si forcë për të ngritur një raport imagjinar, si projekt për dije e konkurrencë tani është partia, forca e sajë, që projektohet më shumë si numër sesa si vlerë.
Në hallkat e këtij veprimi reciprok negativ, varen akscesoret ose figurat para qeveritare:

  • Figurat mediatike, rrinë në shumicë pararojë e aksioneve shabllon, aspak kreative, të hapjes së opinioneve, duke fuqizuar anonimusat në hije përcjellëse kudo në jetën e përditshme, duke krijuar rrethe të mbyllura anonime për njerëzit e ditur, kreativ e me vullnet të fortë, në normat e kohës për veten e shoqërinë. Si rrjedhojë mediat vetë mediatizohën ku, gazetarët me të njëjtat ngjarje kondicionojnë njëri tjetrin në formë të tryezave të analizës, duke ndryshuar ambientet dhe nikoqirin.
  • Figurat politike , në rrafshin e filozofisë së shtetit, edhe si këndvështrim opozitar, mungesa totale e fjalimeve politike si formë e komunikimit me masat, duke vënë në thumb kritik , ose edhe duke përkrahur shtresat shoqërore të pa përfaqësuara, të pa punët, minatorët, naftëtarët, bujqit etj, në kushtet e pazareve sindikaliste, nën hijen e gjëmave të improvizuara, si ana e kundërt e qeverisjes.
  • Figura publike, letargjia, adaptimi e indiferenca kundrejt qeverisjes, rrjedhimisht avansimi material e karrierist për dëgjueshmëri edhe në nivele akademike.
    Mungesa e përhershme e një projekti, dokument bazë për rrugën detyruese të qeverisjes në shtigje të gjata, detyrimisht si kërkesë elitare.
    Gjeopolitika produkt i gjeohistorisë,ndërton frymëzimin, mbushë me emra , me data, me vende e simbole: Pa këto premisa, jemi në boshllëkun e të kaluarës, nuk bëjmë dot gjeostrategjin gjeopolitike. Në këtë mungesë emrash, datash, vendesh, e simbolesh , thahet nga kuptimi komunikimi i mobilizimit të masave, i ndërtuar në besueshmëri, është bosh, është harresa që ka fshirë bazamentin mbi të cilin do të ndërtohet ky besim.
    Krijohet njeriu mercenar, ai që numëron paranë si vlerë e kokat si numër, si vote.
    Në gjithë greminën e vuajtjes njerëzore në ndërtimin e karaktereve , kapaciteteve e ambicieve u krijuan shprehimisht diferenca të mëdha. Prandaj, lindi nevoja për asistencën edhe sociale edhe psikologjike edhe mjekësore, morale e të sigurisë.
    Kapërcimet ekstreme si rezultat i lëvizjeve të ashpra shoqërore të shekullit të kaluar, defektet ose mungesa totale e menaxhimit institucional në rrethana tjera, solli klasën politike nga anonimiteti, harku refleksiv i të cilës në të gjitha segmentet shpërfaqë dhunë. Atëherë ndodhë tërheqja, mbyllja, humbë ndjenja e shtetit , qytetit, lagjes, e pallatit të përbashkët.
    Bashkëpunues, i artikuluar, e kolektiv njeriu shtonë dimensionalisht rezonancën e fuqisë e të qëndrueshmërisë. Lufta dhe jeta, sinonime të një kuptimi, afektojnë qëllimin për njëra tjetrën. Edhe njëra edhe tjetra, plato kanë territorin , tokën, në kuptimin më të mirë të fjalës quhet Atdhe! . Pa i kaluar kufijtë e egoizmit shtazarak e ambiciet patologjike për dominim politik, brenda rregullave të përcaktuara, atdheu Bashkohet ruhet, ndërtohet e zhvillohet.
    Në dimensionin teorik, del që shteti komb është parakusht për demokracinë.
Loading...
Loading...
Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Kocaqi: Duhen politikanë të rinj të guximshëm që ti tregojnë vendin Greqisë

Çështje e hapura mes Shqipërisë dhe Greqisë nuk mund të zgjidhen pa parimin e reciprocitetit, …

Leave a Reply

Loading...