Kryefaqja / LAJME / Shtatorja e Adem Jasharit në kryeqytet, në mes të shtatores së Skënderbeut dhe Rugovës

Shtatorja e Adem Jasharit në kryeqytet, në mes të shtatores së Skënderbeut dhe Rugovës

Më në fund, shtatorja e ish-komandantit të UÇK-së, Adem Jashari, do të gjejë vend në kryeqytet, por jo në sheshin që mban emrin e tij.

Kuvendi Komunal i Prishtinës ka ndarë një hapësirë ndërmjet oborrit të Qeverisë dhe Parlamentit, raporton KTV.

Këtë propozim e ka bërë kryetari Shpend Ahmeti të enjten në fillim të mbledhjes, ndonëse rendi i ditës ishte caktuar më herët.

Ahmeti ka thënë se kjo kërkesë e familjes Jashari ka shkuar në adresë të tij që në muajin gusht, por nuk e ka publikuar para zgjedhjeve për të larguar ndonjë keqkuptim.

“Është kërkesë e tyre të bëhet më shpejtë për shkak të 28 nëntorit. Të vendoset në mes të Skënderbeut dhe Ibrahim të Rugoves, i bie te hyjë ne një pjesë te kuvendit”, ka deklaruar Ahmeti.

Ndonëse ky propozim u miratua me 30 vota për, asnjë kundër dhe me një abstenim, disa këshilltarë komunalë të opozitës u ankuan se për këtë kërkesë janë njoftuar shumë vonë nga komuna, dhe se në kushte të tilla nuk mund të gjejnë lokacionin më të përshtatshëm.

Loading...
Loading...
Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Lajm i mirë nga Kroacia, në Osijek do të hapet shkolla e mesme në gjuhën shqipe

Në qytetin Osijek dhe në rrethinën e tij funksionojnë disa shkolla fillore në gjuhën shqipe. …

Leave a Reply

Loading...