Kryefaqja / LAJME / Këshilla se si duhet të veproni në raste të tërmetit

Këshilla se si duhet të veproni në raste të tërmetit

Tërmet i fuqishëm lëkundi sot Kosovën dhe Shqipërinë . 

Ja disa këshilla se si të mbroheni nga tërmetet:

Nëse gjendeni në një vend të mbyllur shkoni menjëherë poshtë traut të banesës, në kasën e dyerve ose pranë një muri mbajtës. 

Duhet të keni kujdes nga gjërat që mund t’ju godasin si xhama, mobilie etj. 

Kini kujdes në përdorimin e shkallëve. Shpesh herë janë pak rezistente dhe mund të dëmtohen.

Është mirë të shmangni përdorimin e ashensorit. Mund të bllokohet ose të jetë dëmtuar.

Kini kujdes nga pasoja të tjera nga tërmeti, si shembjet e urave, rrëshqitjet dhe rrjedhjet e gazit.

Nëse jeni në ambient të hapur largohuni nga ndërtesat e larta, pemët, shtyllat elektrike pasi mund të goditeni nga materiale të ndryshme.

Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Vendi i rrallë kur ruhet shqipja e vjetër

Zbuloni gjuhën ilire… Arkeologët italianë e francezë tregojnë mbishkrimet, lidhjet me shqipen, fjalët e vjetra, …

Leave a Reply

Loading...