Kryefaqja / LAJME / Bekim Jashari publikon listën nga Skenderaj që dhuruan para për Shqipërinë, vetë ai dhuron 5000 euro

Bekim Jashari publikon listën nga Skenderaj që dhuruan para për Shqipërinë, vetë ai dhuron 5000 euro

Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka njoftuar se kanë grumbulluar gjithsej 57 e 800 euro.

Jashari përmes një postimi në Facebook, ka treguar se kanë mbajt një takim fillestar dhe kanë tubuar shumën mbi 57 mijë euro, 5 mijë prej kësaj shume do të ia dërgojnë familjes Abazi nga Livoçi i Epërm i Gjilanit ku mbetën dy vëllezër të vdekur pas tërmetit në Shqipëri.

Pjesa tjetër e këtyre parave do të dërgohet për familjet e prekura nga tërmeti në Shqipëri ku la të vdekur 49 persona ndërsa rreth 1 mijë të plagosur.

Jashari ka publikuar listën me emra të atyre që kontribuuan në këtë iniciativë.

Komuna e Skenderajt ka dhuruar 20 mijë euro, vetë Bekimi ka dhënë 5 mijë ashtu sikurse QTA Arjeta, vëllezërit Geci 2 mijë dhe shumë të tjerë.

Shkrimi i plotë:

Sot, mbajtëm takim me biznese me qëllim për të ofruar ndihmë për personat që kanë pësuar nga tërmeti në Shqipëri.

Në takimin fillestar u grumbulluan gjithsejt: 57,800.00Euro, ndërsa nga kjo shumë e mjeteve të grumbulluara, 5,000€ iu dedikohen familjes Abazi nga fshati Livoç i Epërm, nga Gjilani.

Gjithashtu, në shenjë solidarizimi dhe ndihme për të gjitha familjet e prekura nga tërmeti në Shqipëri, Komuna e Skenderajt ka marrë iniciativë bashkë me bizneset dhe ekonomitë familjare që të ndihmojnë Shqipërinë, duke dërguar pako ushqimore, veshmbathje e gjëra të tjera elementare dhe për këtë është themeluar komisioni me këtë përbërje:

Kastriot Gashi 044/ 414-377

Ibush Hetemi 044/ 192-199

Ilir Veliu 044/ 192-419

Musa Hajdari 044/ 346-806

Lusim qytetarët që dëshirojnë të ndihmojnë në forma të ndryshme të lajmërohen te komisoni i lartëpërmendur.

Më poshtë lista që kanë kontribuar nga takimi fillestar:

Komuna Skenderaj 20,000€

Bekim Jashari 5,000€

QTA Arjeta 5,000€

Vëllezërit Xani 2,000€

Ilea Group 2,000€

Vëllezërit Geci 2,000€

Alfa Trade 2,000€

Kompania Graniti 2,000€

Nuredin Lushtaku 1,500€

Bekim Haxhiu 1,000€

Vëllezërit Gashi 1,000€

Loni Trade 1,000€

Ismet Commerce 1,000€

NTP Haxha 1,000€

100% Design 1,000€

Kompania Ndërtimi 1,000€

Rreze Comerce 1,000€

Lindi Com 1,000€

Real Market 1,000€

Foto Kabashi 500€

Ferki Mecini 500€

Adi Fix 500€

Urban Technology 500€

Market Jetoni – Rakinic 500€

OVL – Dega Skenderaj 300€

Rent a Car “Diti” 300€

(Tahir Lushtaku)

Musa Hajdari 200€

Dyner Center 150€

Market Neki 100€

Kafiteria te Dyla 100€

Mujë Selmani 100€

Nga kjo, Drejtorët e Drejtorive të komunës së Skenderajt kanë kontribuar secili nga 100€ dhe të gjithë asambleistët komunal nga 50€

Loading...
Loading...
Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Kurti i reagon Vuçiqit: Gjenocidi, varret masive dhe masakrat janë e vërteta e Serbisë

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti përmes një postimi në Tëitter ka reaguar ndaj deklaratave …

Leave a Reply

Loading...