Kryefaqja / LAJME / Vendosi flamurin kombëtar në Bujanoc, i del problem me Policinë e Serbisë

Vendosi flamurin kombëtar në Bujanoc, i del problem me Policinë e Serbisë

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqipëtarëve në Serbi, Ragmi Mustafa, edhe këtë 28 Nëntor ka vendosur flamurin kombëtar në ballkonin e objektit të Këshillit, mirëpo i menjëhershëm ka qenë reagimi i Policisë së Serbisë.

Mustafa ka konfirmuar se dhjetë minuta pasi e kishte vendosur flamurin kombëtar në objektin e Këshillit Kombëtar Shqipëtar, në zyret e tij ishin paraqitur dy policë të Serbisë, të cilët i kishin kërkuar informata se kush e ka bërë një veprim të tillë “të ndaluar me ligj”.

“I kam thënë policëve se për vendosjen e flamurit kombëtar marr përgjegjësi unë si kryetar, prandaj vazhdoni me punën tuaj. Është e palogjikshme se si Serbia ka bërë përparim të madh drejt BE-së, derisa komuniteteve ua mohon të drejtën e shfrytëzimit të flamurit, si e drejtë themelore”, shprehet Mustafa për “Front Online”.

Përndryshe, derisa në Republikën e Kosovës në të gjitha Komunat me shumicë serbe lirshëm valon flamuri i Serbisë, në komunat me shumicë shqiptare në Serbi është i ndaluar me Ligj përdorimi i flamurit kombëtar.

Loading...
Loading...
Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Kurti i reagon Vuçiqit: Gjenocidi, varret masive dhe masakrat janë e vërteta e Serbisë

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti përmes një postimi në Tëitter ka reaguar ndaj deklaratave …

Leave a Reply

Loading...