Kryefaqja / LAJME / Skënderbeu në Llap, vendoset shpata e heroit kombëtar në fshatin Revuqë

Skënderbeu në Llap, vendoset shpata e heroit kombëtar në fshatin Revuqë

Qytetari i Podujevës, Bedri Kadriu ka ndërtuar shpatën katër metra të gjatë të Skënderbeut dhe e ka vendosur në fshatin Revuqë, transmeton Indeksonline.

Përmes një statusi ai ka thënë se përmes këtij monumenti, Skendërbeu mbetet përherë në Llap.

“Mbreti Skenderbe rikthehet në Llap. E mësonim dikur në klasë të parë, se si shpata e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriotit, qante shkëmbinj. I frymëzuar nga ky tregim dhe nga domosdoshmëria për të mbajtur gjallë rrënjët kombëtare, në shkëmbinjtë e bjeshkëve të Llapit, në fshatin Revuqë, kam realizuar shpatën e Skenderbeut, në gjatësi prej katër metrave.”

“Dikur Skenderbeu përmes Llapit kalonte nga beteja e Nishit, per t’u kthyer në Krujë. Tani përmes këtij monumenti, Skenderbeu mbetet përherë në Llap. 28 Nëntor 2019 Podujevë- Fsh Revuqë”, ka shkruar ai në postimin e tij.

Loading...
Loading...
Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Kurti i reagon Vuçiqit: Gjenocidi, varret masive dhe masakrat janë e vërteta e Serbisë

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti përmes një postimi në Tëitter ka reaguar ndaj deklaratave …

Leave a Reply

Loading...