Kryefaqja / LAJME / Ambasada e SHBA’së i cilëson të papranueshme deklarimet e Vuçiqit për Masakrën e Reçakut

Ambasada e SHBA’së i cilëson të papranueshme deklarimet e Vuçiqit për Masakrën e Reçakut

Deklarimet e kreut të shtetit serb, Aleksandar Vuçiq, në përkrahje të ish-ministrit serb që e kishte cilësuar Masakrën e Reçakut si ‘trillim’ i ka dënuar edhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në një reagim të publikuar në faqen zyrtare të ambasadës, thuhet se retorika nxitëse dhe përpjekja për ndryshimin e historisë janë të papranueshme.

Nga kjo ambasadë thonë që i gjithë ky debat i nxitur gjatë kësaj jave është një tregues se sa e rëndësishme është që Serbia dhe Kosova të kthehen në tavolinën e negociatave dhe të përqendrohen në normalizim të raporteve.

“Ngjarjet e kësaj jave paraqesin edhe një rikujtim se sa i rëndësishëm është kthimi i Kosovës dhe Serbisë në tryezën e bisedimeve, që të ri përqendrojnë energjitë e tyre drejt së ardhmes duke normalizuar marrëdhëniet”, thuhet në reagim.

Se deklarimet e Vuçiqit janë të papranueshme e kanë thënë dje edhe nga Bashkimi Evropian.

Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Kryeministri kanadez: Rusia nuk është e mirëpritur në G7

Kanada nuk e mbështet kthimin e Rusisë në Samitin e G7, , të propozuar nga …

Leave a Reply

Loading...