Kryefaqja / LAJME / Shkrimtarja me origjinë shqiptare kandidon për kryeministre të Libanit

Shkrimtarja me origjinë shqiptare kandidon për kryeministre të Libanit

Shkrimtarja me origjinë shqiptare Ghada Arnaut (Xhada Arnauti) është një nga kandidatet për kryeministre të Libanit.

Ajo ka një biografi të pasur duke qenë emër i njohur në Liban dhe më gjerë në Lindjen e Mesme.

Arnauti është shkrimtare, drejtuese e mediave liberale dhe shkencëtare në Universitetin e Albertas në Kanada.

Ajo konsiderohet si një zë i rëndësishëm kritik në mbrojtje të të drejtave të njeriut, për demokracinë dhe kundër qeverive të trashëguara diktatoriale.

Në një prononcim për “INA” ajo ka konfirmuar se është propozuar për postin e kryeministres pas tërheqjes së Sadi Haririt, i cili ka qenë në shënjestër të kritikave dhe sulmeve nga protestat që nuk po ndalen rrugëve të Libanit.

“Po është e vërtetë. Ditëve të ardhshme do iu konfirmoj të ardhmen time se a do të jem kryeministre e Libanit”, theksoi për “INA”, Xhada Arnauti.

Loading...
Loading...
Loading...
Loading...

Shiko poashtu

E turpshme/ Përvjetori i masakrës së Reçakut, asnjë fjalë nga Edi Rama e Lulzim Basha

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nuk ia ka kushtuar asnjë germë përvjetorit të 21-të të …

Leave a Reply

Loading...