Kryefaqja / OPINION / Raif Gashi: Europa nuk është kurvë , kurva “jemi ne” që vazhdojmë t’i themi turkut “vëlla”!

Raif Gashi: Europa nuk është kurvë , kurva “jemi ne” që vazhdojmë t’i themi turkut “vëlla”!

Nga Raif Gashi

Po lexoj shumëkënd dhe po dëgjojë duke e cituar Fishten ” Moj Europë he kurvë e motit” , dhe duke ngrit akuza në kohën e sotem për Europën dhe qëndrimet e saj kundruall shqiparëve, eshte gabim i madh dhe jo i qëndrueshëm në realitetin e sotëm, te thirremi dhe të i shpallim si të vlefshme këto fjalë për kohën e sotme.

Nëse Europa na bëni padrejtësi në kohën kur ka shkruar Fishta, sot ne po i bëjm padrejtësi Europës.
Padrejtesia me e madhe që i behet Evropës sot dhe vetvetës është se disa shqiptarë po i thonë turkut vëlla dhe donë të bëhën mashë e Turqise për tu rikthyer në Ballkan dhe në Europë.
Mos harroni se neve Europa na ndihmoi dhe na shpëtoi si shqiptar e jo si turq dhe islamist të Turqisë.

Andaj të fyhet dhe të shahet sot, e të mallkohet Europa është njësoj sikur kur donë me i qorrue sytë e tu.Ne po sillemi me Europënë në mënyrën, ” ta hangra piten e ta dhjefsha tepsinë”.

Tani më Europa po e sheh se ne jemi orientuar dhe po duam me u rreshtuar me lindje, me Azi dhe me shkretinat arabike. Nuk mund të na donë Europa neve si bartës të ndërtimit të xhamive nëpër Europë, dhe si mësues të Europës se si duhët ata të sillën me Turqinë dhe vendët islamiste në përgjithësi. Nëse shqiptarët e duan Europën dhe kërkojnë që Europa të i donë shqiptarët, atëherë shqiptarët duhët të sillen si evropian, e jo si aziatik dhe si argat të Turqisë.
Kosova dhe trojet shqiptare janë shëndrrua në vendin më aziatik të Evropës.
Pra Europa nuk është kurvë, por ata që e tradhtuan Evropën dhe identitetin e vet evropian, janë tradhtar dhe kurvar.

Per fund, po të ishte Fishta sotë nuk do i shklruante këto fjalë që ju po i citoni.
Bëhuni shqiptar evropian se Europa ju donë.
Si shqiptar aziatik nuk ju dua as unë e le më Europa.

Datë 26 nëntor 2018 Prishtinë

Loading...
Loading...
Loading...
Loading...

Shiko poashtu

PUSHTETI RAPORT FORCE APO APARAT DHUNE?

Dr. Muhamet Aliu Raporti i forcave i ngritur mbi paradigmat e shëndosha, mbi elementet esenciale …

Leave a Reply

Loading...