Kryefaqja / LAJME / Doris Pack: Serbia e Kosova nuk do të bëhen pjesë e BE’së pa arritur marrëveshje mes tyre

Doris Pack: Serbia e Kosova nuk do të bëhen pjesë e BE’së pa arritur marrëveshje mes tyre

Diplomatja dhe politikania gjermane Doris Pack, ka folur për zhvillimet politike në Ballkan ku ka theksuar se Kosova dhe Serbia duhet të arrijnë marrëveshje finale mes vete nëse duan anëtarësim në Bashkim Europian, transmeton Gazeta Metro.


Pack ka deklaruar se Kosova dhe Serbia duhet të arrijnë marrëveshje mes vete, dy palët sipas saj duhet që të gjejnë forcë shtytëse për këtë duke parë mirëqenien e sotme të qytetarëve dhe fati i gjeneratave të ardhshme.

“As Serbia, as Kosova nuk do të bëhen pjesë e BE-së pa i zgjidhur problemet e tyre dypalëshe. E kaluara nuk duhet ta pengojë kaq shumë procesin. Mirëqenia e sotme e qytetarëve dhe fati i gjeneratave të ardhshme duhet të jenë forcë shtytëse për të dyja palët. Ndarja nuk është në interesin e askujt, ajo do të krijonte edhe më shumë probleme. Unë jam në favor të një marrëveshjeje në bazë të kufijve të tanishëm mes të dyja vendeve, e cila do t’i adresonte të gjitha çështjet e mbetura dhe e cila do të mund të zbatohej në praktikë. Kjo gjithashtu nënkupton që Plani i Marti Ahtisarit, në të cilin është bazuar pavarësia, duhet të përmbushet. Qytetarët e Kosovës ende po përballen me izolim dhe nuk mund të udhëtojnë pa viza në zonën Schengen”, tha Pack për Express. 

Kryetarja e grupit të grave të EPP-së është shprehur se Vetëvendosja dhe LDK-ja duhet të bëjnë kompromise dhe të nënshkruajnë marrëveshjen e koalicionit sa më parë dhe se Albin Kurtit duhet t’i ipet kohë që ta dëshmojë veten si Kryeministër./gazetaemtro.net

Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Kryeministri kanadez: Rusia nuk është e mirëpritur në G7

Kanada nuk e mbështet kthimin e Rusisë në Samitin e G7, , të propozuar nga …

Leave a Reply

Loading...