Kryefaqja / LAJME / ‘Këmbanat e alarmit po bien!’ Meta thirrje urgjente për dialog: Po shpopullohet vendi, nuk mund të ketë Shqipëri pa shqiptarë

‘Këmbanat e alarmit po bien!’ Meta thirrje urgjente për dialog: Po shpopullohet vendi, nuk mund të ketë Shqipëri pa shqiptarë

Nevojën urgjente për dialog, presidenti Ilir Meta e sheh tek fakti që Shqipëria po shpopullohet, nisur edhe nga një raport i fundit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

“Kambanat e alarmit po bien! Stop shpopullimit të Shqipërisë! Ky është “rreziku i vërtetë rus” që i kanoset vendit! Kjo është sfida më madhore që kërkon urgjent dialog, zgjidhje, dhe kthimin e shpresës për të gjithë shqiptarët! 9 kushtet e Bundestagut janë harta e rrugës së Shqipërisë europiane! Koha është tani! Nuk mund të ketë Shqipëri pa shqiptarë!”, shkruan kreu i shtetit në një postim në Facebook.

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB), në projeksionet e saj për popullsinë shqiptare ka rishikuar në ulje me 30-40% pritshmëritë se sa persona do të mbeten në një vend deri në vitin 2100. Zhvlerësimi i ndjeshëm ka ardhur brenda një viti (2019 kundrejt 2018) dhe është nxitur si nga rënia e normës së lindshmërive, ashtu dhe nga trendi i lartë i emigracionit. Në Shqipëri në vitin 2100, sipas pritshmërive të departamentit të Divizionit të Popullsisë të OKB-së, nuk pritet që të mbeten më shumë se 512 mijë banorë.

Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Kryeministri kanadez: Rusia nuk është e mirëpritur në G7

Kanada nuk e mbështet kthimin e Rusisë në Samitin e G7, , të propozuar nga …

Leave a Reply

Loading...