Kryefaqja / LAJME / Për herë të parë në Luginë: Gent Cakaj i bën bashkë të gjitha partitë shqiptare

Për herë të parë në Luginë: Gent Cakaj i bën bashkë të gjitha partitë shqiptare

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj, ka mbledhur sot të gjithë krerët e partive politike të Luginës së Preshevës, në mënyrë që t’i bashkohen një liste të vetme në zgjedhjet parlamentare, shkruan Gazeta Metro.


Këtë e ka bërë të ditur vet ai përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ku ka thënë se ky bashkim do t’i shërbejë fuqizimit të Luginës së Preshevës.

“Krerët e partive politike të Luginës së Preshevës kanë vendosur të bashkohen në një listë të vetme në zgjedhjet parlamentare. Ky bashkim do t’i shërbejë jo vetëm fuqizimit të Luginës së Preshevës, por edhe rritjes së frymëzimit kombëtar të shqiptarëve në përgjithësi”, ka shkruar ai. 

Shkrimi i plotë:

Një super lajm për shqiptarët kudo që ndodhen …

Krerët e partive politike të Luginës së Preshevës kanë vendosur të bashkohen në një listë të vetme në zgjedhjet parlamentare. Ky bashkim do t’i shërbejë jo vetëm fuqizimit të Luginës së Preshevës, por edhe rritjes së frymëzimit kombëtar të shqiptarëve në përgjithësi. Partitë nënshkruese të kesaj marrëveshje sot kanë dhënë shembullin më të vyer të tejkalimit të dallimeve të brendshme në funksion të Luginës së Preshevës dhe interesave kombëtare në përgjithësi.

Urime të gjithëve, përqafime Luginës së Preshevës dhe shihemi së shpejti./gazetametro.net

Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Reagon Arbana Xharra: Çfarë po kërkon Naim Tërnava para nxënësve të klasës së tretë, ai nuk është ekspert

Publicistja Arbana Xharra, ka reaguar pasi myftiu Naim Tërnava ka mbajtur ligjërata para nxënësve në shkollën …

Leave a Reply

Loading...