Kryefaqja / LAJME / Kocaqi shpërthen me akuza të forta ndaj klasës politike: Injorancë e madhe, as nuk dinë as nuk pranojnë të këshillohen

Kocaqi shpërthen me akuza të forta ndaj klasës politike: Injorancë e madhe, as nuk dinë as nuk pranojnë të këshillohen

Pedagogia Elena Kocaqi ka qenë e ftuar në studion e lajme të Fax News dhe gjatë një bisede me gazetarin Enea Meksi, ka folur për parlamentarizmin në Shqipëri në periudha të ndryshme, por në përgjithësi ka treguar edhe shkaqet që sipas saj janë më vendimtare në përcaktimin e klasës politike shqiptare ku mbizotëron konflikti dhe mosmarrëveshjet.

Kocaqi tha se me ardhjen e regjimit komunist, ka rënë niveli intelektual i përfaqësuesve politik, ndërsa klasën politike aktuale e shikon si problematike, e komanduar nga pak duar, duke shtuar se brezi që udhëheq politikën sot në përgjithësi përcjell frymën e diktaturës.

“Kemi patur një elitë më të shkolluar se sot, kemi pasur një elitë shumë të mirë edhe në periudhën e Zogut, por në ideologjinë komuniste kemi një përndjekje të njerëzve të shkolluar. Brezi që u shkollua në Austri etj, para Luftës së Parë Botërore u asimilua, ndërsa krijoehen ata që ishin shkolluar në Bashkimin Sovjetik. Universiteti në vendin tonë u hap vonë dhe jo shumë kush mund të shkonte atje, shkonin jo gjithmonë njerëz me cilësi, nëse ishe i përndjekur politik nuk shkoje dot të arsimoheshe, shkonin kryesisht ata që aderonin në sistem. U vendos universiteti me kusht, kohë kur edhe unë kam mbaruar tre fakultete. Por pasojat e kësaj formule janë duke u parë dhe do të shihen edhe 30 vite më pas”.

Por çfarë solli ardhja e demokracisë, si bëhet përzgjedhja e kandidaturave që përfaqësojnë popullin dhe kush vendos se cilët do të jenë përfaqësuesit tanë? Kocaqi thotë se nga profesorë kanë hyrë në parlament kriminelë, duke argumemtuar se në vend të flitet për aftësi intelektuale, flitet për kriminalitetin.

“Vijmë tek demokracia që cilësia e parlamentarizmit, sidomos vitet e fundit ka ardhur duke rënë. Nga profesorë kanë hyrë kriminel karriere. Njerëzit që kanë të kaluar kriminale nuk duhet ti afrohen politikës, ndodh në gjithë botën e zhvilluar, ku duhet të flisnim për cilësinë e dhe kapacitetet intelektuale jo për kriminalitetin. Shqipëria u ngrit si një shtet i dhunës së brendshmne, i kontraditës, ne vazhdojmë të vuajmë pasojat e së shkuarës nga një brez që vijon të jetë në politikë dhe e përcjell atë frymë. Ne nuk jemi ende ekomnomi tregu, ne nuk kemi tregje, kemi kaluar nga feudalizmi në komunizëm duke mos e prekur fare demokracinë”

Pedagogia argumenton se demokracia e një vendi fillon nga demokracia brenda partive politike, diçka të cilën ajo nuk e konstaton, madje evidenton disa akuza të forta për krerët e tyre.

“Nuk është lejuar konkurenca brenda partisë, në kuadrin e zgjedhjeve. Kush i dekreton kandidatët? Vetëm kryetari i partisë. Kush është ky? Askushi është, dhe në momentin që askushi vendos për të gjitha, imagjinojeni çfarë ndodh, që nuk ka një forum brenda partisë, apo kritetere të tjera të pavarura nga partitë. A kanë arsim përkatës, a kanë të kaluar kompromentuese? Ne nuk i kemi brenda partisë, të bëhen listat një ditë para zgjedhjeve, populli shkon për të votuar kot, sepse nuk zgjedh asnjë për të qeverisur. I është hequr kjo e drejtë, do të zgjedhë 3 parti kryesore. Ky është një sistem anti-demokratik, kundër të drejtave të njeriut, provon një diktaturë partiake. Imagjinoni kur emërimet e i bën brenda një partie një person, gjithë shtetin pastaj e ka në dorë një person. Nuk ju intereson partia por pushteti. Të paktën duhet një sistem proporcional rajonal kombëtar të që balancohet në bazë të numrit të votuesve. Kontroll paraprak të figurave që do të kandidojnë. Duhen hequr shumë kompetenca ndaj kryetarëve të partive. Në momentin që populli shikon një konflikt kaq të madh në klasën politike e shikon të arsyeshme të largohet nga vendi. Pushteti nuk është qëllim në vetvete, ti e merr pushtetin për t’i shërbyer popullit jo për të krijuar pasuri. Kriminalizimin e politikës nuk e ka bërë vota e popullit, por këta që kanë miratuar listat. Nëse hapim listën thonë disa politikan mund të futen kriminelë në parlament, kur ka ndodhur kjo, populli do ti dërgojë kriminelët”.

Këta nuk duan të zgjedhin, duan të imponojnë popullin kandidatët që do të votojë populli, por kjo nuk duhet të ndodhë. Fakti që partitë politike nuk e duan ndryshimin e sistemit, tregon se si do të jetë edhe stabiliteti ekonomik që zgjedh. Populli është zhveshur nga të gjitha pushtetet, si politik, ekonomik, ndaj edhe ikën. Militantët janë të gjithë ata që bëjnë sherret që kemi përjetuar 30 vite demokraci, ndaj duhen larguar nga procesi zgjedhor.

Një komb e drejton mendja, njerëzit më të shkolluar që ka. Përzënia e elitës do të thotë shkatërrimi i të ardhmes së kombit. Dikush që do gjente një mundësi që jashtë shtetit të kishte një punë të mirë për të ardhmen e fëmijës e bën të lërë vendin e vet. Ka qenë një emigracion i elitës dhe po ndodh momentalisht, por po ikin ata që kanë një vend pune të mirë. Kanë humbur shpresën një pjesë e popullsisë”, tha Kocaqi në Fax News.

Dy janë problemet që sipas saj ka klasa politike: “Klasa politike ka dy probleme, as nuk don as nuk din. Kemi një injorancë shumë të madhe politike, as nuk dëgjon ata që i këshillojnë dhe as nuk duan të qeverisin. Pushteti është administrim pushteti dhe paraje, unë të jap 50% të të ardhurave dhe ti investon, por kjo nuk ndodh, kështu mbahet qeveria me përkthimin e parave në mirëqënie”.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Reagon Arbana Xharra: Çfarë po kërkon Naim Tërnava para nxënësve të klasës së tretë, ai nuk është ekspert

Publicistja Arbana Xharra, ka reaguar pasi myftiu Naim Tërnava ka mbajtur ligjërata para nxënësve në shkollën …

Leave a Reply

Loading...